Politike 6 Maj 2023, 17:24

“Nëse nuk largoheni do hani plumbin", denoncon PD e Durrësit: Anëtarët tanë po kërcënohen nga militantët e Emiriana Sakos

Shkruar nga Pamfleti

“Nëse nuk largoheni do hani plumbin", denoncon PD e

Partia Demokratike, dega Durrës, denoncoi një kërcënim të rëndë që, sipas saj, i është bërë të aktivistëve të forumit rinor të partisë, teksa po shpërndanin fletëpalosje në një lagje të Sukthit.

Në një deklaratë për mediat, PD thotë se incidenti ka ndodhur rreth orës 13:30. Sipas degës së PD, ata janë kërcënuar me vdekje.

Ndërsa grupi i të rinjve të FRPD-së, po shpërndanin fletëpalosje në mbështetje të kandidatit Igli Cara, një grup i përbërë prej afro 10 personash, janë afruar duke kërcënuar të rinjtë demokratë, që “Nëse nuk do të largoheshin nga zona e tyre, do të hanin plumbin”.  Ndërsa dita e votimeve po afron bandat kriminale janë shpërndarë në zona të ndryshme të qytetit te Durrësit duke ju bërë presion jo vetëm banorëve por edhe atyre që janë kundërshtarë të kryetares aktuale të Bashkisë”, thuhet në njoftimin e PD.

PD kërkoi verifikimin dhe zbardhjen e ngjarjes dhe marrjen e masave nga policia për personat e përfshirë. “E drejta e informimit dhe e drejta e votës së lirë është e drejta e të gjithë qytetarëve. Presioni dhe kërcënimi i çdo votuesi është metoda e marrjes së votave nga ana e grupeve të organizuara të kryetares së Bashkisë Emiriana Sako. Kjo duket qartë nga prezenca e patronazhistëve dhe grupeve të organizuara kriminale të shpërndara kudo  nëpër zonat e ndryshme të qytetit të Durrësit”, thuhet në njoftim.

sako pd zgjedhje