TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Qershor 2024, 07:20

Kush do e “trashëgojë hipotekën” politike të Berishës? Surprizon Argita Malltezi me përgjigjen

Shkruar nga Pamfleti
Kush do e “trashëgojë hipotekën” politike të
Argita Malltezi

“Nuk e kam planifikuar të jem në listat e deputetëve”. Kështu u shpreh vajza e ish kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi.

E pyetur për aktivizimin e saj në politikë, Argita në studion e 'Quo Vadis' deklaroi :

“Nuk e kam planifikuar të jem në listat e deputetëve. Nuk e jap dot këtë përgjigje.

Të merresh me politikë është term i përgjithshëm. A kam në plan të merrem me politikën aktive në rresht të parë, jo. Me jetën aktive në politikë e kam pasur gjithmonë. Unë nuk kam konfuzion. Nuk kisha planifikuar që do futesha në politikë. Më është ofruar dhe e kam refuzuar. Unë nëse futem në politikë, nuk hyj të udhëheq një protestë”. 

Argita Malltezi pranoi se ka diskutuar me Sali Berishën për çdo gjë, por momentalisht nuk e ka prioritet pozicionimin në rresht të parë.

“Kam diskutuar edhe me babain tim, por nuk e kam prioritet të hyj në rresht të parë të aktivizimit politik”, shtoi Malltezi.

E pyetur se kush do e trashëgojë “hipotekën” politike të Berishës, Argita Malltezi tha:

“Trashëgimia e Berishës i takon PD që ka ardhur si rezultat i njerëzve që kanë kontribuar dhe i lidershipit të Sali Berishës. Ka dhe një komponent familjar, i cili na takon ne. Kjo është diçka që mund të ruhet në familje dhe nuk mund të përfshihen të dyja. Nëse nuk do merrem me poolitikë, unë dhe Shkëlzeni ruajmë atë trashëgimi të veçantë”.

argita malltezi pd berisha

Lini një Përgjigje