
Gjykata Kushtetuese i ka thënë "JO" kapjes së shtetit nga Rama, teksa konfirmoi sot se ka refuzuar kërkesën për të dërguar ekspertë dhe përfaqësues në tryezat e punës së Komisionit Antikorrupsion.
Ashtu si SPAK, edhe Gjykata Kushtetuese ka refuzuar të jetë pjesë e Komisionit anti-korrupsion që drejtohet nga socialisti Fatmir Xhafaj.
Në një përgjigje që Kushtetuesja i ka kthyer Kuvendit, kryetarja Holta Zaçaj shprehet se nuk mund të marrin pjesë në Komision.
Gjykata Kushtetuese i ka thënë "JO" kapjes së shtetit nga Rama, teksa konfirmoi sot se ka refuzuar kërkesën për të dërguar ekspertë dhe përfaqësues në tryezat e punës së Komisionit Antikorrupsion.
Reagimi i Kushtetuese ka ardhur pas ftesës që iu drejtua nga Komisioni institucioneve Kushtetuese në vend, përfshi edhe ato të drejtësisë, lidhur me ligjbërje, dhënie mendimi apo veprimtarinë e këtij komisioni ad-hoc.
Komisioni anti-korrupsion u ngrit nga mazhoranca socialiste me një përbërje prej 11 anëtarësh, ku 5 vende i takojnë opozitës, e cila nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje.
Kreu i Komisionit, Fatmir Xhafaj, i drejtoi kërkesa për bashkëpunim institucioneve publike të cilat ushtrojnë funksione në fusha me risk për korrupsion sipas vlerësimeve që bëhen në raportet e KE-së, thuajse të gjitha institucioneve për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre që do të veprojnë pranë nëngrupeve të komisionit dhe grupit të ekspertëve që merret me çështjet e korrupsionit.
Lini një Përgjigje