
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për konfiskimin e pronave me VKM.
Bardhi u shpreh se GJK nuk i ka rezistuar dot presionit të kryeministrit Edi Rama dhe oligarkëve të tij. Më tej, ai tha se një vendim i tillë nuk ishte surprizë pasi sipas tij ishte i paralajmëruar më herët nga kryeministri Rama.
“Asnjë surprizë: Vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese e ka shpallur Edi Rama më 15.12.2022, ku kërkoi nga GJK të mos lajthisë dhe e sfidoi hapur duke paralajmëruar moszbatimin e çdo vendimi të ndryshëm. Për fat të keq GjK nuk i rezistoi dot presionit dhe shantazhit të Kryeministrit dhe oligarkëve të tij! VKM-ja që legalizon ndërtimet pa leje të oligarkëve është thelbi i qeverisjes së Edi Ramës: Burg për qytetarët e thjeshtë, amnisti dhe legalizim për oligarkët.”, shkruan Bardhi në Twitter.
Lini një Përgjigje