TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Qershor 2023, 16:49

Kryesia e PD nis sot procedurat për zgjedhjen e kryetarit, priten përplasje të forta me Bardhin

Shkruar nga Pamfleti

Kryesia e PD nis sot procedurat për zgjedhjen e kryetarit, priten

Partia Demokratike do të nisë sot procedurat për të hapur zgjedhjet për kreun e ri. Me kërkesë të disa prej anëtarëve, në orën 17.00 është planifikuar mbledhja e Kryesisë. Enkelejd Alibeaj dhe disa anëtarë kanë kërkuar fillimisht përcaktimin e grupeve të punës të cilët do të kqyrin të gjithë procesin e evidentimit të anëtarësisë së PD në kuadër të procesit të zgjedhjeve të 29 korrikut.

Gjithashtu, ata kanë kërkuar dhe miratimin e një rregulloreje mbi modalitetet e procesit zgjedhor. Dhe pika e tretë është ngritja e një Komisioni Qendror të Zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike.

Por mbledhja pritet të shoqërohet me debate. Gazmet Bardhi dhe disa deputetë të tjerë kanë dalë kundër këtij procesi. Në Kryesi është propozuar që të bëhet komandimi i dhe zëvendësimi i krerëve të degëve, por Bardhi pretendon se është ai Sekretar i Përgjithshëm dhe duhet firma e tij. Vetë Bardhi madje ka paralajmëruar se nuk do organizojë zgjedhjet, teksa ka folur dhe për padi në gjykatë.

bardhi pd kryesia

Lini një Përgjigje