Politike 9 Qershor 2023, 22:39

Kuvendi i mbushur me sigurimsa/ Përveç Ilir Metës, kanë dalë spiunë edhe politikanë të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Kuvendi i mbushur me sigurimsa/ Përveç Ilir Metës, kanë

Mbi pamundësinë ligjore ishte një temë që kishim shprehur disa herë dhe nuk ishte vetëm shtetasi I.M., ishin 6 emra që kishim identifikuar dhe numri është shtuar akoma pas ndryshimit të ligjit...

Përveç Ilir Metës, rezulton se spiunë të Sigurimit kanë qenë edhe një numër tjetër i madh deputetësh dhe politikanësh. Zbulimi është bërë nga Autoriteti i për Dosjet e Sigurimit.

Kryetarja e institucionit ishte në një intervistë televizive ku u pyet për ndryshimet ligjore, por dhe për zvarritjet që po ndodhin me hapjen e dosjes për Ilir Metën.

Gentiana Sula u shpreh se kur u kërkua ndryshimi i ligjit rezultonin me dosje shtetasi I.M dhe 5 funksionarë të tjerë. Mirëpo ajo u deklaroi se pasi u miratua ligji për deklasifikimin e dokumenteve, rezulton se ka dhe politikanë të tjerë që kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit.

Mbi pamundësinë ligjore ishte një temë që kishim shprehur disa herë dhe nuk ishte vetëm shtetasi I.M., ishin 6 emra që kishim identifikuar dhe numri është shtuar akoma pas ndryshimit të ligjit. Ne kishim një problem të standardit. Nuk përputhej standardi ynë me komisionet e mëparshme. Ligji thoshte mos i prek ato. Një person i verifikuar nga komisioni Bezhni ne thoshim është i pastër se kështu na thotë ligji. Ai person figuronte te familjarët. Aq sa mbante mend personeli se ne i kemi dhënë pastërti, por ky emër ishte këtu”, tha Sula.

Sa i takon zbulimit të emrave, përfshirë dhe dosjen e Ilir Metës, Sula u shpreh se institucioni ka plan që në fund të vitit që vjen të jenë deklasifikuar të gjitha dokumentet dhe më pas ato do të bëhen publike.  

Deklasifikimi përfundon në fund të vitit tjetër. Një nga ndryshimet ligjore ishte heqja e barrierave të Komisionit Bezhani. Ne do shkojmë një hap më tej që mos prit ta kërkojnë. Ne do ndërtojmë një mediatekë që çfarë janë dokumente sekrete do i publikojmë. Kush është zyrtar nuk mbrohet sa i takon identitetit”, tha ajo.

Me interes po pritet hapja e dosjes për spiunin Ilir Metaj. Edhe pse një vit më parë po ky institucion dha alarmin se ai ishte spiun, ende nuk ka asnjë të dhënë dhe dosja mbahet sekrete. /Pamfleti

sigurimi dosje sula