TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Qershor 2023, 16:07

“Vulën ua ka dhënë Rama”, Klevis Balliu me tone të ashpra: Basha nuk ekziston politikisht!

Shkruar nga Pamfleti

“Vulën ua ka dhënë Rama”, Klevis Balliu me tone
Ish-deputeti Klevis Balliu ka folur në lidhje me tensionet në Partinë Demokratike, ku disa deputetë kërkojnë zgjedhje të menjëhershme për kryetar, ndërsa disa të tjerë kërkojnë një analizë dhe riorganizim për humbjen e thellë më 14 maj.

Ai u shpreh se e vetmja gjë që u ka ngelur është vetëm vula që u ka dhënë Rama. Balliu vijoi duke thënë se nuk mund të bëjnë dot zgjedhje kur nuk kanë anëtarë.

“Me kë do bëjnë zgjedhje. As 30 veta nuk mbledhin dot sot. Kush do të votojë. Dëgjova Gaz Bardhin nga 61 degë, nuk kemi mbi 41 kryetarë. Kanë vetëm vulën, vula do votojë. Nuk bën dot zgjedhje kur nuk ke anëtarë. Kanë vetëm një vulë, nuk të bën vula parti. Edi Rama ua ka dhënë atë vulë. Është koncepti dhe stilet e Edi Ramës. Janë tipike stilet e Edi Ramës. Rama i kontrollon, i dirigjon, iu jep biznese, tendera. 

Bashën e ka punësuar Edi Rama. Politikisht është një njeri që nuk ekziston, një njeri pa mbështetje. Këta nuk kanë anëtarë për të bërë zgjedhje. Nuk kanë këshill kombëtar, nuk kanë kryetarë degësh. Po i referohem deklaratave të Gaz Bardhit. Kush do votojë? Të punësuarit në kompaninë e kunatit të Bashës? Nuk mund të kërkosh procese zgjedhore në një parti që nuk ekziston, sepse ata nuk janë Partia Demokratike dhe nuk ia vlen të merremi me ta. Ne duhet të merremi me qeverinë”, tha Balliu.

Balliu u ndal gjithashtu te deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe propozimi i tij për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai u shpreh se Rama kërkon të rregullojë figurën e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

“Edi Rama vjen nga një background në krye të një partie, historiku i së cilës vjen nga Popoviçi. Së dyti, po t’i referohemi shkëmbimit të territoreve, apo Ballkanit të Hapur, ku Rama ishte kundër qëndrimeve të qeverisë së Kosovës.
Është gjetur një mënyrë tjetër për të goditur lidershipin e Kosovës, interesat kombëtare për t’i ardhur në ndihmë Vuçiçit. Deklaratat e Ramës dhe të Vuçiçit të njëjtat se veprimet e qeverisë së Kosovës kanë frymëzuar trazirat në veri ë Kosovës, ndërkohë që dhjetëra ushtarë të KFOR-it u dhunuan dhe plagosën nga grupe kriminale serbe.

Kur këto deklarata i bën Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë nuk ka ndihmë më të madhe për Vuçiçin, i cili mund t’iu thotë ndërkombëtarëve nëse nuk më besoni mua, besoni kryeministrin e Shqipërisë.
Kur Edi Rama thotë që 1999 nuk ka lidhje me këtë është një tradhti kombëtare. Rama do të harrohet 1999 sepse Vuçiç ishte ministër i propagandës së Serbisë. Ndaj do të harrojë historinë dhe të shpikë një histori tjetër ku rreziku për destabilitein e rajonit është Kosova dhe jo Serbia”, përfundoi Balliu.

klevis balliu basha pd ish-deputeti

Lini një Përgjigje