TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2023, 22:39

“Ky Celibashi i famshëm”, Alibeaj akuza kreut të KQZ: Na ka sulmuar hapur

Shkruar nga Pamfleti

“Ky Celibashi i famshëm”, Alibeaj akuza kreut të KQZ: Na

Enkelejd Alibeaj deklaroi sot se KQZ me në krye Ilirjan Celibashin ka sulmuar Partinë Demokratike.

Ai theksoi se para zgjedhjeve situata e tyre duhet të ishte më e normalizuar ndërkohë     që nuk ka pasur as fonde, as seli e gjithashtu janë “sjellë vërdallë” nëpër gjykata për një kohë të gjatë.

Me seli të zaptuar, pa fonde, një vit e ca të goditur, të sjellë vërdallë nëpër gjykata me një KQZ, me këtë Celibashin e famshëm që edhe kur mbaroi gjyqi s’donte ta regjistronte Partinë Demokratike. E kuptoni çfarë sulmi dhe agresioni është duke u bërë ndaj Partisë Demokratike? Kjo që po ndodh është që janë bërë të gjithë bashkë kundër Partisë Demokratike, për një arsye fare të thjeshtë”, u shpreh Alibeaj në “Now me Erla Mëhillin”.

alibeaj celibashi

Lini një Përgjigje