TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2023, 21:26

"Më goditën me leva, askush nuk më ndihmoi", Rama rrëfen rrahjen barbare në '97-ën: Ikën se më dinin të vdekur, foton e doja si dëshmi

Shkruar nga Pamfleti

"Më goditën me leva, askush nuk më ndihmoi", Rama

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer mbrëmjen e sotme momentin kur është dhunuar në vitin 1997, foto të cilat janë të dokumentuara edhe sot.

I ftuar në emisionin Top Story, Rama tha se fotot i ka bërë menjëherë pasi u dhunua, pasi donte t’i kishte si dëshmi, sepse në atë kohë dyshohej të ishte bërë me bojë. Më tej, kryeministri ka treguar me detaje momentin kur dy persona e goditën eme leva dhe askush nuk e ndihmoi pasi ishin të frikësuar.

Sakaq, Rama ka folur edhe në lidhje me dëshirën e tij për t’u anëtarësuar në PD, në fillesat e tij, ku deklaroi se nuk e ka dashur kurrë diçka të tillë. Ai ka theksuar gjithashtu se në atë kohë i ka thënë Ben Imamit që jo vetëm që nuk bëhet pjesë por ai tipi atje do ju hajë të gjithëve dhe ajo parti do të shkojë komplet në drejtim tjetër.

Duma: Fotoja e gjakosur në 97, thoja me vete çfarë njeriu është ky që gjakoset dhe instiktin e parë e ka të shkojë e të fotografohet.

Rama: Është e vërtetë në rast se e nxjerr nga konteksti i kohës atë që unë bëja dhe atë që ndodhte dhe arsyeja përse unë kam shkuar të bëj fotografinë ka qenë se në atë kohë ishte janari i 97 dhe unë isha kthyer në Shqipëri që përpara vitit të ri dhe qëndrova më gjatë sepse përpiqesha të mblidhja firma për të bërë një peticion për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë së Aleksandër Meksit dhe para se të vinim në këtë moment kishte ndodhur rrahja e Servet Pëllumbit dhe disa të tjerëve, gjaku i të cilëve ishte komentuar në mediat zyrtare të kohës si bojë. Pra sikur kishin pretenduar dhe unë isha rreth orës 11 të natës, mos gabohem 22 janar dhe ishte shumë ftohtë po shkoja në shtëpi, bashkë me shoqen time dhe me një shok tjetër që jetonim në një apartament të vogël, futemi tek blloku i pallatit dhe duke ecur në rresht nga muri, duke u afruar te hyrja del një hije që afrohet, mu duk sikur ishte një studenti im që donte të më tregonte ca punë, me letër kishte të mbështjellë një levë dhenë momentin që doja t’i thoja ç’i ke këto shaka më goditi dhe më lanë të shtrirë duke menduar se mbarova e ikën. Unë u çova isha i çarë dhe ajo që ishte shumë spektakolare ishte se ka qenë një bllok me katër pallate dhe të gjithë ishin në ballkone e asnjë nuk zbriti poshtë. Unë mbeta shtrirë, shoqja ime bridhte nëpër kate ku kërkonte ndihmë dhe ndërkohë shoku tjetër iku me vrap për të shpëtuar, njerëzit ishin nëpër ballkone dukej si arenë gladiatorësh unë fillova t’i bërtas njerëzve vazhdoni rrini me frikë si qenër. Pastaj dal më mori shoqja ime, shkova tek rruga kryesore dhe aty vijnë një veturë ne i dolëm para dhe vjen një person që sot e kësaj dite kam raporte, më shoqëroi për në veturë që kishte dy djem brenda, shoqes time i thashë shko lajmëro se s’dihet çfarë ndodh, çunave i thashë do të ndaloni tek Petrit Kumi që ishte fotografi sepse mendova që çdo gjë mund të ndodhte, e bëra për dëshmi. Isha shumë i pafuqishëm kisha ethe të ftohtë ata i binin derës i thonin që jam me Edi Ramën, fotografi më pa të gjakosur, kisha ndjesinë që më duhej patjetër një dëshmi, në atë kohë kishim vetëm një gazetë të lirë që publikonte çdo gjë dhe pastaj shkova në spital. Kjo është historia. Unë s’kam dashur të jem pjesë e PD-së, pas rreth 30-40 minutash jam larguar nga PD-ja dhe kam ardhur në darkë shkova në qytet studenti dhe arsyeja e largimit është se ishin këta që nga doktori dhe pyetja ime ishte e thjeshtë çfarë bëni këtu se jeni komunistë. I kam thënë Ben Imamit atëherë jo vetëm unë që nuk vij por ai tipi atje do ju hajë të gjithëve dhe ajo parti do të shkojë komplet në drejtim tjetër. Aty s’kishte vend as për mua as për njerëz liberalë.

rama rrahje barbare leva

Lini një Përgjigje