TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Qershor 2024, 12:12

Largohet Alastair King-Smith, kush është ambasadori i ri britanik që emërohet në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Largohet Alastair King-Smith, kush është ambasadori i ri britanik

Ambasadorit britanik në Tiranë, Alastair King-Smith, i ka mbaruar mandati. Në vend të tij është emëruar Nick Abbott, i cili vjen në Shqipëri në shtator.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Britanike në Shqipëri, e cila përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se Abbott ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe sjell një përvojë të jashtëzakonshme edhe si Ambasadori i Madhërisë tij në Kosovë.

“l Nick Abbott është emëruar Ambasador i Madhërisë së Tij në Shqipëri. Të gjithë ne në ambasadë mezi presin ta përshëndesin në shtator 2024. Ai ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe sjell një përvojë të jashtëzakonshme edhe si Ambasadori i Madhërisë tij në Kosovë”, njofton Ambasada britanike.

Lini një Përgjigje