TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Korrik 2023, 11:56

Legalizimi i kanabisit, Fatmir Xhafaj i prerë: Ky është biznes që vret, jam kategorisht kundër!

Shkruar nga Pamfleti
Legalizimi i kanabisit, Fatmir Xhafaj i prerë: Ky është biznes
Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj kundërshtoi projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të tij për qëllime mjekësore dhe industriale”.

Teksa abstenoi gjatë votimit të ligjit që i hap rrugë legalizimit të kanabisit mjekësor, Xhafaj tha nga foltorja e Kuvendit se ky biznes vret.

“Që në krye të fjalës time, do ta shpreh qartë, nuk do të votoj pro projektligjit për legalizimin e kanabisit mjekësor. Arsye të shumta nuk më lejojnë që të jem pro këtij projekti, që ka efekte të mëdha socialiste dhe psikologjike. As e kam parë dhe as më ka parë dhe e kam luftuar si pakkush dhe më kanë luftuar si pak të tjerë. Ky projektligj më solli shumë gjëra të punës time. Mjaftonin sytë e kujto që donte të shihte. Misioni im ishte që të luftonim kanabisin. Në këto 25 vite, dy vitet që isha ministër 2017-2018 janë vitet që kanë rezultatin më të ulët historik të kultivimit të kanabisit. Pothuajse zero kultivim kanabisi i krahasuar me vitet e mëparshme. Po pse ndodhi dy vite rresht ka arsye të shumta.

E solla këtë shembull për të treguar një nga arsyet se pse sjellja ndaj këtij pr.ligji më bën të jem reflektues. Ju e përligjet politikisht Lazaratin. Historia është e errët dhe për ne socialistët. Ne kemi luftuar me kanabisin, fort gjithë këto vite si mazhorancë. Kanabisi nuk është i legalizuar, as si kultivim dhe as si përdorim. Ai është miku i të varfërve dhe miku i të rinjve. A kemi ne sot një analizë të plotë se çfarë ka ndodhur me kanabisin?! Nuk kemi një analizë gjithëpërfshirëse. A është gati shoqëria shqiptare për këtë projektligj me rreziqe të mëdha sociale? Mendoj se kjo është qasje e gabuar. Ky është një biznes që vret. Po ashtu vret besimin e njerëzve tek puna dhe njerëzit e punës, vret përpjekjet tona, të politikës dhe të atyre që punojnë për të ndërtuar një imazh tjetër për Shqipërinë. Mendoj se është një hap i parakohshëm për Shqipërinë”, u shpreh Xhafaj.

Kujtojmë se bashkë me Xhafajn, abstenuan dhe deputeti socialist, Pandeli Majko si dhe Erion Braçe.

xhafaj legalizim kanabis

Lini një Përgjigje