Politike21 Korrik 2023, 09:41

Skandalet në qeverinë Rama, Bardhi flet për zgjedhje të parakohshme: Shanset janë reale

Shkruar nga Pamfleti

Skandalet në qeverinë Rama, Bardhi flet për zgjedhje të

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha se zgjedhjet e parakohshme janë një tezë që i hedh vetë Edi Rama.

Sipas tij kjo është një formë e kryeministrit për të mbajtur deputetët  e Partisë Socialiste në tension.

“Shkak është një problematikë që Rama ka brenda grupit të vet parlamentar dhe e përdor si një formë presioni ndaj deputetëve të cilët kanë gjithë të drejtën e Zotit, deputetët e PS-së, të jenë të mërzitur që i kanë përdorur dhe në aferën e inceneratorëve. Edi Rama për t’i mbajtur në presion këta kolegë të cilët sigurisht, një pjesë e tyre janë individë me integritet dhe sigurisht nuk janë të përfshirë në këto afera apo këto skandale, për të ulur një reagim të tyre ndoshta dhe të brendshëm, brenda grupit të tyre parlamentar, ka hedhur këtë tezën e zgjedhjeve të parakohshme”, tha Bardhi për “Euronews Albania”.

Rikujtojmë se së fundmi, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë konfirmoi pezullimin e fondeve që i jepen Shqipërisë për bujqësinë. Fondet u pezulluan për shkak të korrupsionit.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Gazment Bardhi ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka paralajmëruar se pas Ahmetajt do të arrestohen dy ministra të tjerë.

Në një emision ai tha se në dosjen që shkoi në Kuvend ëpr inceneratorët dalin emrat dhe të zyrtarve të tjerë të përfshirë.

“Dy ministra të Ramës do të arrestohen pas Ahmetajt. Në dosjen e ardhur në Kuvend për Ahmetajn, ka dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Ne nuk kemi asnjë mjet për t’i ushtruar presion drejtësisë. Kam mbështetur në mënyrë të plotë prokurorët e SPAK. Hetimi për Ahmetajn ishte një hetim i thelluar”, u shpreh ai.

 

 

 

bardhi rama zgjedhje