
Arben Ahmetaj ka lëshuar mesazhe të forta mbrëmjen e sotme. Ish/zv-kryeministri u shfaq në media pas akuzave sot të SPAK në gjyqin për dosjen “Buka”.
Ahmetaj akuzon prokurorin e kësaj çështje, Elvin Gokajn, se po e godet për të marrë kreun e SPAK. Gokaj është mes 4 kandidatëe që garojnë për pasardhësin e Dumanit.
Ahmetj pati një mesazh të qartë ndaj tij, teksa tha se nuk ka asnjë transaksion jashtë, ndryshe nga sa ka thënë sot prokurori në seancë.
“E keni me audit të tërë jetën time, të shikoni shpenzimet dhe të ardhurat në jetën time. Tani pyetja është, pse nuk bëni hetim pasuror për anëtarët e qeverisë ju? Pse nuk bëni hetim pasuror për të gjithë ata që akuzohen?
Edhe të shikoni se ku janë vilat, ku janë transaksionet me, gruan e vëllait, me vëllain tjetër atje, me burrin, me ish-burrin, me ish-gruan. Nuk kam unë asnjë ish-burrë, as ish-grua që të ketë bërë transaksione. Nuk kam. As motra ime, as gruaja e vëllait tim që s'kam, nuk kanë transaksione.
Le t'i vijnë vërdallë, lesh kanë për të gjetur. Zero. Nuk kam transaksione zoti Dumani. Elvin, mos e përdor që të bëhesh kreu i SPAK-ut, kokën e Ben Ahmetajt, se nuk e merr dot ashtu siç e do ti. Unë e di shumë mirë çfarë kam bërë dhe çfarë s'kam bërë. Ato që thua ti, nuk i kam bërë. As ato që thotë Altin Dumani, nuk i kam bërë. Ato që kam bërë unë, i di vetë, i pranoj, do t'ia pranoj shqiptarëve dhe nuk kanë lidhje fare me asnjë krim. Dhe më the anëtar i organizatës kriminale, të thashë më vjen anash, nuk të kërkoj të falur, se e di që s'ma merr për ters. Jo. E kam bërë unë luftën se e thonë patronazhistët”, tha Ahmetaj në “Syri TV”.
Lini një Përgjigje