
Ish/zv-kryeministri Arben Ahmetaj ka dalë në një intervistë mbërmjen e sotme, ku ka folur mbi akuzt e SPAK sot në gjyqin për dosjen “Buka”. Ahmetaj tha te “SyriTv”, se gjitha është tymnajë për të hequr vëmendjen nga skandalet.
Ahmetaj: Tani, për çfarë ka dalë sot kjo zhurmnajë? Ka tre arsye. Një arsye është devijimi i vëmendjes nga skandalet, edhe mediat harrojnë që mungojnë dy ura në Llogara, harrojnë që mungojnë paratë e inceneratorëve, harrojnë që mungojnë paratë e IPARD-it, harrojnë që mungojnë paratë te Begetit, harrojnë që mungojnë paratë e ekoparkut.
Dhe merren me një lajm të rremë vetëm për të devijuar vëmendjen nga e vërteta që po ndodh aty. Apo harrojnë edhe përfshirjen me organizatat kriminale dhe me kartelet e drogës. Edhe këto i harrojnë. Dhe merren me ekstradimin, me qejfin e madh për të më parë mua në burg, kreu i organizatës dhe shpura, që s'ka lidhje me Partinë Socialiste, se dëgjoj ndonjëherë që i turren Partisë Socialiste, nuk ka lidhje kjo me Partinë Socialiste. Tjetër gjë është Partia Socialiste. Partia Socialiste e kam thënë, është e mpirë. Fatkeqësisht.
-Vazhdo, vazhdo për Partinë Socialiste. Këtu ndahemi.
Ahmetaj: Dakord, ne nuk ndahemi vetëm për këtë. Tashti, e dyta, arsyeja.
-Zoti Ahmetaj, kjo organizatë që e ka zgjedhur kreun e saj është Partia Socialiste dhe ajo parti është absolutisht një parti kriminale ku keni qenë dhe ju pjesë e saj. Ju vazhdoni dhe flisni për nostalgji, po ajo parti dhe krimi nuk kanë qenë të ndara ndonjëherë. Po.
Ahmetaj: Zoti Peka, të lutem, do të lutesha që të mos më ndërprisje. Partia Socialiste dhe organizata janë dy gjëra krejt të ndryshme. Por ky është debat, po deshe e bëjmë herë tjetër, ne kemi kohë, do Zoti na le, na le kohë që ta bëjmë. E dyta. E dini pse është, pse sot prokurori Elvin Gokaj e ka sjellë disa herë këtë dhe ka thënë që s'ka lidhje kjo me zotin Ahmetaj. Por ka thënë, kjo është dhe arsyeja pse unë i ndaj çështjet. Po të kishte, po ta them, po të kishte një transaksion, 1 euro, 1 lek, unë nuk do isha, do, mua do më kishin varur në Tiranë.
Po të kisha bërë unë jo 5D, po gjysëm D dhe gjysëm P, sot do isha i varur në Tiranë, i varur, i varur. Asnjë zero transaksion. E bën se po kandidon për kreun e SPAK dhe do të shkojë përpara KLP-së sikur me demek po bën ndonjë hetim. Ta nxjerri! Pse s'e solli sot? Pse s'e solli sot? Ta kishte sjellë sot letër-porosinë. Dhe, e thashë, e lë sfidë në tryezë të qytetarëve, gazetarëve, SPAK-ut, gjykatës, këtë ëh përgjigjen e kësaj letër-porosie, se do jetë si punë e lapsusit. Si punë e lapsusit. E ka thënë prokurori, që ka të bëjë me një transaksion që ka bërë biznesmeni me Austrinë, që mund ta ketë bërë për punët e veta, mund ta ketë bërë, nuk më intereson, nuk më hyn, nuk ka lidhje me mua.
Dhe dhe e treta, ka të bëjë me gjyqin publik. Stil sikur të ishte gjyqi Dimitrovi kundër Geringut, që me demek Dimitrovi ka djegur Rajshtagun.
Lini një Përgjigje