Kreu i PD Sali Berish ka deklaruar se së shpejti do të komunikojë datën e protestës kombëtare.
“Së shpejti do komunikojmë para jush, protestën e parë kombëtare”, tha Berisha në një konferencën për shtyp.
Ai Theksoi se opozita është lejuar të flasë në Kuvend vetëm pas 9 seancash plenare.
“Narkomazhoranca apo pseudomazhoranca ka kaluar në ekstrem. Në parlament nga 9 seanca të zhvilluara, me gjithë angazhimin më serioz të opozitës në çdo komision, në çdo seancë, ju jeni dëshmitarë se opozita është lejuar të diskutojë vetëm në një seancë, çka do të thotë de facto asgjësim i parlamentit dhe parlamentarizmit. Përpjekja jonë për ta transformuar parlamentin në një tribunë të fjalës së qytetarëve dhe interesave të tyre, has në absurditetin, banditizmin e paprecedentë në historinë e vendit”, tha ai.
Kryedemokrati njoftoi se PD-ja do të hapë platformën parlamentaro-qytetare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave, pasi sipas tij, “demokratët nuk nënshtrohen”.
“Do rikonsiderojmë referendumin dhe çdo gjë të nevojshme për anulimin e këtij ligji, i cili përmbys rendin juridik të shtetit shqiptar, pasi rrëzon të paktën katër nene të Kushtetutës, rrëzon Kodin e Familjes, Kodin Civil”, paralajmëroi kreu i PD-së, pas miratimit të Projektligjit për Barazinë Gjinore.
Lini një Përgjigje