TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Nëntor 2025, 13:20

PD kërkoi përjashtimin e tij 10 ditë nga Kuvendi, ironizon Balla: Qentë le të lehin, karvani shkon përpara

Shkruar nga Pamfleti

PD kërkoi përjashtimin e tij 10 ditë nga Kuvendi, ironizon Balla:

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas depozitimit të kërkesës së Grupit Parlamentar të PD për përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit pasi sipas tyre Balla ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Balla deklaron se Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar të verifikohet nëse shprehja “ne nuk lehim” është metaforë apo sarkazmë.

"Grupi Parlamentar i PD paska kërkuar të verifikohet nëse shprehja “ne nuk lehim” është metaforë apo sarkazmë. Ky qenka revolucion etik, kur kërkesa vjen prej tyre. Lajm i mirë! Megjithatë për sqarim përgjigjia është tek shprehja popullore: “qentë le të lehin, karvani shkon përpara”", shkruan Balla.

 

Lini një Përgjigje