TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Maj 2023, 11:32

Ligji për rritjen e pagave, Xhafaj kundër qeverisë: Nuk garantohet hierarkia!

Shkruar nga Pamfleti

Ligji për rritjen e pagave, Xhafaj kundër qeverisë: Nuk

Po zhvillohet ditën e sotme mbledhja në Komisionin e Ligjeve mes opozitës dhe mazhorancës.

Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj ka kritikuar formulën e ndjekur nga qeveria për kategorinë që do të përfitojnë rritje page.

Xhafaj u shpreh se drafti i ardhur nga qeveria për rritjen e pagave në administratë nuk ruan hierarkinë e piramidës shtetërore.

Gjatë fjalës së tij, deputeti i PS tha se qeveria përmes këtij drafti i rrit pagat disa Komisionerëve, të cilët me këtë rritje do të marrin rroga më të mëdha se gjyqtarët dhe prokurorët po ashtu edhe në raport me deputetët. Sipas tij këto kategori nuk bëjnë punë më të dobishme se gjyqtarët dhe prokurorët.

Fatmir Xhafaj: Është absurde të thuash që një rritje pagash nuk mund të mbështetet, përkundrazi meriton një mbështetje të madhe. Sa më shumë të rriten pagat aq më mirë është. Por unë do bëj disa pyetje duke e mbështetur plotësisht projektin e paraqitur dhe do të keni votën time pro.

Në relacion ju keni thënë që e gjitha kjo vjen për shkak se doli një vendim i Kushtetueses dhe duam të ruajmë hierarkinë. Me këtë arrini vërtetë ta ruani hierarkinë. E garantoni këtë apo është një argument thjesht për ta bërë këtë gjë? Unë konstatoj se nuk ruhet kjo hierarki. Mund të vendosni koeficentë të caktuar, por hierarkia nuk ruhet. Do kemi njerëz që do marrin shumë më tepër se funksione të caktuara.

A mund të kishte një formulë tjetër që të ndryshonit ligjet kuadër që të ndryshojnë pagat. Kushtetuesja ka folur, ne duhet ta zbatojmë. Kjo ka ardhur edhe për shkak se qeveria dhe kuvendi nuk kanë ditur të mbrohen në Kushtetuese. Ajo që më vret syrin është që shikoj që disa paga me rritjen e koeficentëve që ju doni të bëni, të gjithë këta Komisionerët, me rritjen e koeficientit e kalojnë pagën bazë të gjyqtarit dhe prokurorit. Unë nuk besoj se të gjithë këta bëjnë një punë më të dobishme shoqërore sesa një gjyqtar dhe prokuror. Të gjithë komisionerët edhe në raport me deputetin janë shumë më lartë. Nuk iu mbështes për mënyrën se si keni kërkuar ta bëni.

Delina Ibrahimaj: Titullarët e institucioneve të pavarura marrin vetëm pagën e përcaktuar në këtë ligj. Të gjithë magjistratët marrin shtesën mbi pagën, është shtesë e përhershme që nuk mund të hiqet. Është një ligj i veçantë, i cili do të diskutohet shpejt në këtë komision. Nevoja për të pasur një hierarki ku Presidenti është në krye, ishte e domosdoshme. Një nga arsyet ishte vendimi i Kushtetueses, por jo i vetmi.

rritje pagash xhafaj qeveri

Lini një Përgjigje