
Aktivistja Evi Kokalari, ka reaguar pas lirimit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Kokalari ironizon demokratët duke thënë se ndryshimi i masës së sigurisë për ish-kryeministrin nuk ka ardhur me indicie të administratës së presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.
Sipas Kokalarit, lirimi i Berishës erdhi me urdhër të kryeministrit Edi Rama, sipas saj, me qëllim për të legjitimuar zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Ajo thekson se vendimi i marrë nga Gjykata e Posaçme nuk ka asnjë lidhje me sanksionin e vendosur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Sali Berishës.
Kokalari ka përmendur akuzat për ndërtimin e kullës “Mali i Tiranës”. Më herët është shprehur se “ky projekt është kaq i madh, sa në këmbim kanë shitur edhe zgjedhjet e 14 majit”, të vitit të kaluar. Madje në denoncimet e saj Kokalari ka thënë se në tavolinë kanë qenë pjesë pazari edhe zgjedhjet e 2025-ës.
“Miq dhe militantë! Berisha ta gëzojë lirinë se dhe në atë moshë, nuk ka kuptim, por Amerika dhe administrata e re e Donald J. Trump s’ka asnjë lidhje me vendimin e gjykatës së Ramës. Berisha po lirohet që të legjitimojë pikërisht fitoren e këtij të fundit në 2025, megjithëse planet ju janë bërë pak lëmsh tani që Grenell nuk u bë Sekretar Shteti.
Gjithashtu, ky vendim sot nuk ka asnjë lidhje me non-gratën. Personalisht, më intereson vetëm investigimi i Kullës së Malit. Për atë më bën mua kurban dhe atë çorbë do ta hanë me lugë dhe me pirunj!”, shkruan aktivistja në “Facebook”.
Lini një Përgjigje