TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Nëntor 2024, 16:35

“Në '98 Berisha ishte super non grata”/ Baçi debat me Xhaferrin: Je i vogël, nuk e mban mend vitin 2000

Shkruar nga Pamfleti

“Në '98 Berisha ishte super non grata”/ Baçi debat

Gazetari Agim Baçi ka debatuar ashpër me kreun e FRPD Besart Xhaferri, lidhur me aksionin opozitar.

Baçi u shpreh për "News 24" se mosbindjen civile nuk e organizojnë partitë por qytetarët. Ndërsa kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri iu përgjigj duke thënë se opozita po i thërret qytetarët në mosbindje civile.

“Në 1998, Berisha ka qenë super non grata, asnjë ambasador nuk e takonte”, shprehet Xhaferri. Ndërsa Baçi iu përgjigj duke thënë se “je i vogël, nuk e mban mend vitin 2000”.

Debati mes tyre:

Xhaferri: Mosbindja ne i ftojmë qytetarët, nuk i urdhërojmë. Anëtarët e mi si mund t’i frikësoj unë? Unë i çoj një mesazh, i ftoj, kaq

Baçi: Mosbindjen civile nuk e bën partia, e bëjnë qytetarët

Xhaferri: Ja të shikojmë sa do e arrijnë këto prindërit mosbindjen civile. Përmes mosbindjes civile ne do të arrijmë te qeveria teknike.

Mehmetaj: Protesta është forma që njerëzit reagojnë

Baçi: Nuk e bëjnë mosbindjen civile partitë, as në Francë nuk e bënë partitë, por qytetarët.

Xhaferri: Në 1998, Berisha ka qenë super non grata, asnjë ambasador nuk e takonte

Baçi: O Besart je i vogël ti se mban mend vitin 2000?

Xhaferri: Po çfarë po më bën ti mua patronazhist, si më thua kam qenë i vogël, isha 10 vjeç në 2000, e mbaj mend shumë mirë.

Lini një Përgjigje