TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Gusht 2025, 16:29

Lirimi i hapësirave publike, Rama vë në "shënjestër" bizneset përgjatë rrugëve kombëtare

Shkruar nga Pamfleti

Lirimi i hapësirave publike, Rama vë në

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ka nisur aksioni i ri për lirimin e hapësirave publike, kësaj radhe bëhet fjalë për bizneset buzë rrugëve kombëtare, që nuk respektojnë distancën e duhur. 

Me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook", Rama shtoi se jo vetëm do të respektohet distanca e parashikuar, por kjo hapësirë e re do të gjelbërohet në bashkëpunimi Biznes-Shtet. 

"Ka nisur edhe çlirimi i buzërrugëve kombëtare, duke përcaktuar një kufi tërheqjeje të subjekteve, të cilat njëkohësisht duhet të sigurohen se asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur dhe njëkohësisht, sipas kritereve të programit të ri të Rilindja Urbane 2.0 do të kontribuojnë me një sasi gjelbërimi, bashkarisht me qeverinë, duke e trajtuar hapësirën buzë e përballë akseve kombëtare si pjesë të shtëpisë sonë të përbashkët dhe jo si tokë të askujt", shkruan Rama. 

Lini një Përgjigje