TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Gusht 2025, 13:19

Rama vijon shown me lirimin e hapësirave publike: Çarja e bllokadave vazhdon!

Shkruar nga Pamfleti

Rama vijon shown me lirimin e hapësirave publike: Çarja e bllokadave

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike.

“Çarja e bllokadave vazhdon! Ecim”, shkroi Rama krah videos së publikuar në rrjetet sociale.

Rama ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë asnjë që shkel ligjin dhe cenon hapësirat e dedikuara për qytetarët.

Prej gati 1 muaji në të gjithë vendin vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara pa leje nga bizneset, që kanë ngritur struktura metalike nëpër trotuare apo kanë zaptuar hapësirat publike në zonat bregdetare duke vendosur çadra dhe shezlongë në kundërshtim me ligjin.

Ai ka përsëritur disa herë thirrjen se "kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat që u ka ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e “doganave” rreth pallateve, do të ballafaqohet jo vetëm me gjobat përkatëse po edhe me ndjekjet përkatëse penale për shkatërrim të pronës publike, cënim të shëndetit e sigurisë fizike së qytetarëve".

Lini një Përgjigje