TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2025, 22:56

Lodhen numëruesit, ndërpritet procesi te Njësia 5

Shkruar nga Pamfleti

Lodhen numëruesit, ndërpritet procesi te Njësia 5

Në Njësinë 5 të Tiranës, prej orës 22:00 është pezulluar procesi i numërimit të votave. Shkaku, sipas zyrtarëve të KZAZ-së, është lodhja e numëruesve të Partisë Demokratike, të cilët janë larguar për t’u ushqyer. Ndërkohë, përfaqësuesit e Partisë Socialiste vijojnë të qëndrojnë në tavolinat e numërimit në pritje të rifillimit të procesit.

Ky zhvillim ka ngritur pikëpyetje në lidhje me organizimin dhe përgatitjen e opozitës për të përballuar një proces zgjedhor kaq të rëndësishëm, në një zonë ku rezultati mund të ndikojë balancat e përgjithshme politike.

Deri në momentin e ndërprerjes, janë numëruar 44 kuti nga 96 në total. Rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të dukshëm për Partinë Socialiste:

PS – 7,570 vota

PD – 4,538 vota

Mundësia – 1,113 vota

Lëvizja Bashkë – 725 vota

Nisma / Shqipëria Bëhet – 535 vota

PSD – 334 vota

Aleanca Euroatlantike – 203 vota

Rikthimi i procesit të numërimit pritet brenda pak orësh, megjithëse mbetet e paqartë nëse do të ketë ritëm të mjaftueshëm për të përfunduar në afatet e përcaktuara.

Lini një Përgjigje