TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Nëntor 2025, 22:50

“Mandelën e lejonin të luante tenis”, Blushi tregon vështirësitë e Metës në qeli: Nuk e lënë të stërvitet!

Shkruar nga Pamfleti

“Mandelën e lejonin të luante tenis”, Blushi tregon

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka folur në lidhje me kushtet ku mbahet presidenti i PL Ilir Meta që nga momenti i arrestimit.

Ai u shpreh se Metës nuk i lejohet takimi me askënd tjetër përveç familjarëve, ndërsa nuk i lejohet as të komunikojë në telefon me drejtuesit e partisë, çka vështirëson procesin.

“Partia e Lirisë drejtohet nga presidenti Ilir Meta pavarësisht statusit të tij juridik. Mënyra e drejtimit sigurisht nuk është e lehtë. Nuk kemi mundësi ta takojmë zotin Meta na është hequr e drejta për të komunikuar me telefon. Komunikojmë me letra, ose Meta duhet të mos takojë familjarët e të takojë deputetët. Kam një autorizim nga prokurorit e SPAK që të takohem në mënyrë të kufizuar me të por kjo nuk po më lejohet.

Prej 7 muajsh nuk më lejohet të flasim as në telefon. Kur e takova Meta sakrifikoi takimin me familjarët për të takuar drejtuesit të partisë. Nuk na lejohet t’i çojmë as libra për të lexuar, duhet t’ia dërgojë familja. Mandelës i lejohej të luante tenis, Metës nuk i lejohet as të stërvitet”, tha ai në emisionin “Kjo Javë” në News24

2 Komente

  1. R
    Roku

    Keto jane rregullat e burgut qe dikur ministrat e Metes, vendosnin per te burgosurit, qe familjaret te jepnin leke.. Tani larvat ankohen..

    1. H
      Hajdar Meta

      E para... Meta nuk krahasohet me Mandelen... Mandela luftoi per te drejtat e popullit, ndersa mender Meta luftoi per ta vjedhur popullin... Pastaj edhe Meta lejohet te ushtroje sporte exotike ne qeli si psh... pompa, pingpong me dorianen, dush me sapun rroje etj.

      Lini një Përgjigje