
Deputetja demokrate Flutura Açka ka folur mbi negociatat mes PS-së dhe PD-së, për të rikthyer në normalitet jetën parlamentare.
Sipas saj, marrëveshja mes palëve ka ekzistuar që më parë, ndërsa ka thënë se shpreson që të mos ketë një skenar të errët pas negociatave.
Açka tha se kjo mund të jetë një parathënie për një bllokim të mundshëm të Reformës në Drejtësi.
“Më ç’pashë ishin marrë vesh më parë, pasi oferta vinte nga vetë socialistët. U la që nesër të vendoset për cilët komisione, nga dy që do të jepen. Druaj se është parathënia e bllokimit të reformës në drejtësi, për të ruajtur status quonë dhe me shënjestër të largët (por shumë të afërt SPAK dhe reformën në drejtësi). E them këtë për shkak te fshehtësisë së negociatave. Nëse shkohet drejt kësaj, do të jetë fatale për vetë opozitën që do të amnistojë Ramën të parin.
U tha që parlamenti nuk ka funksionuar. Pyetja që bëra: Po me ligjet që kaluan pa diskutim, ligjet që kaluam pa kuorum, çfarë do të bëhet? Nuk mora përgjigje. Me sarkazëm iu kërkova një komision hetimor për të shkallmuar SPAK.
Sigurisht që fjalët e mia mund të duken si poezi, por poezi janë edhe vajet. Ne do të vajtojmë shpejt demokracinë nëse ka ndonjë skenar të errët, që sot nxituam ta veshim me “kujdesin” e ndërkombëtarëve”, ka thënë Açka për Report Tv.
Lini një Përgjigje