TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2025, 12:13

"Mbështet Pëllumb Gjokën", Berisha akuza Ramës: Po shkatërron turizmin me paratë e Sinaloas, i shpall motelin me 5 yje

Shkruar nga Pamfleti
"Mbështet Pëllumb Gjokën", Berisha akuza Ramës: Po
Sali Berisha

Kreu demokrat Sali Berisha, duke folur për formalizimin e turizimit, ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke thënë se favorizon Pëllumb Gjokën dhe Luftar Hysën. 

Berisha tha se Gjokës, motelin ia kthyen hotel me 5 yje, ndërsa Luftar Hysës i kanë dhënë leje për kazino. Sipas tij, kjo e dëmton rëndë industrinë e turizmit.

"Formalizimi i turizmit është ndoshta një nga kushtet themelore. Janë 4-fishi i shtretërve, janë apartamente krahasuar me industrinë hoteliere, cka në shumë aspekte e vënë në pozita të vështira dhe konkurrente të pabarabartë industrinë hoteliere

Ne nuk kemi ndërmend të ndalojmë Air BNB, por formalizimi është një kusht i një kusht i domosdoshëm nëse ne duam ta shfrytëzojmë si duhet këtë potencial madhor që kemi ne. formalizimi i turizmit është edhe një çështje sigurie. Ti pret një turist, por regjistrimi i tij duhet të jetë i detyrueshëm. Ai që vjen në shtetin tonë, kemi një përgjegjësi ndaj tij. Absolutisht ne në kushtet më favorizuese do të bëjmë çdo gjë për formalizimin e turizmit. Nuk mund të shihni një vend me këto potenciale sesi katandiset nga formalizmi.

Industria turistike përballet me vështirësi, nuk kanë mbështetje. Kanë mbështetje disa si Pëllumb Gjoka, që marrin leje për hotele… i kanë motele, ua shpallin me 5 yje, u japin edhe licenca kazinosh, atij me të Sinloas, Luftim Hysit. Me të ardhurat e Sinaloas ai e dëmton thellë industrinë turistike, nuk i ka të ardhurat nga puna e tij. Kjo e dëmton turizmin. Narko euro është një monedhë toksike e vërtetë për ekonominë shqiptare", shprehet Berisha. 

Lini një Përgjigje