Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar me ironi ndaj protestës së opozitës, duke treguar emrat e personave që sipas tij qëndrojnë pas organizimit të saj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka ironizuar figurat politike dhe aktivistët e përfshirë në protestë, duke i cilësuar si “udhëheqësit e Shqipërisë së re”.
Në video shfaqen deputeti i PD, Klevis Balliu, kreu i "Partia Mundësia", Agron Shehaj, nga "Lëvizja Bashkë", Arlind Qori dhe nga "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj.
"Njihuni me udhëheqësit e “Shqipërisë e re” të cilët shpallin vendimet, japin konkluzionet, marrin like-t. Ne kemi Shqipërinë 2030 në BE të shqiptarëve të punë”, shkruan Balla krahas videos.
Ju rikujtojmë se në mbledhjen e zgjeruar me qeverinë dhe grupin parlamentar, që u zhvillua të shtunën paradite në Pallatin e Brigadave, Edi Rama kishte shprehur shqetësimin se ai po braktiset nga hierarkia e lartë e pushtetit në parti, përveç Taulant Ballës.
"Vetëm Taulant Balla më ka qëndruar në krah duke mbajtur qëndrime në rrjetet sociale...Unë nuk kam nevojë për asnjërin se e përballoj vetëm këtë situatë, por dua të dëgjoj ju udhëheqësit e partisë se çfarë mendoni", ka thënë Rama, ku më parë ishin dorëzuar celularët nga socialistët para takimit.
Jane te pakten 100 here me te bukur se ty shemtire e shekulli, koke katror. Jo qe ke qejf dhe kur i degjon. Zar i Rames lepires i shpifur.
Jane shume me te besuar se sa Ju z. Balla. Kane nje pregatitje me te larte se ju. Nuk jane service si ju. Ju keni bere kete servilizem qe nga viti 1998 me te ndjerin F.Nano
Populli e di mire qe edhe keta jane pjella te garse se vjeter. Nuk do pranohen te drejtojne politiken kush ka bere shkolla ne Shqiperi, jo, vete ata e ato qe jane shkolluar e jane kualifikuar me merite, e dinjitet e kane integritet.
kta jane PLERA SI TY o TAO TAO...ju doni te ricikloni veten ...nuk ka me....megjith kta qe bejne sikur jane PARTI TE REJA ....kta jane zarat tuaj....me ane te ktyre ju doni te ricilkoheni....muterit bejne sikur shajne muterit....a se harova kta qe permend ti jane mut i fresket....nuk mund te kete ricklim muterish 35 vjecare...