TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Qershor 2025, 07:39

Mblidhet sot Kuvendi, çfarë pritet të ndodhë mes opozitës dhe mazhorancës

Shkruar nga Pamfleti

Mblidhet sot Kuvendi, çfarë pritet të ndodhë mes

Mbahet këtë të hënë seanca plenare në Kuvend.

Seanca pritet të nisë në orën 13:00 dhe në fokus të diskutimeve do të jetë projektligji për performancën energjitike të ndërtesave.

Javën që shkoi nuk u zhvillua seancë. Shtyrja e seancës u bë shkak për debat në Konferencën e Kryetarëve javën e kaluar pasi kryeparlamentarja mori pjesë Samitin e Europës Juglindore në Odesa të Ukrainës.

Megjithatë, edhe pse pa një zhvillim të Kuvendit të Shqipërisë, ishte e ngjeshur me ngjarje të shumta politike, kryesisht me seancat e shqyrtimit të ankimimeve në KAS.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 5.6.2025.
2. Njoftime.
3. Projektligji “Për performancën energjetike të ndërtesave”.
4. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin
e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e
dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.
IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

 

Lini një Përgjigje