
Vijon shou me komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi. Dje pati 9 orë debate dhe Ilir Beqaj nuk arriti të dëshmojë. Edhe sot e njëjta gjë. Komisioni nisi punë që në mëngjes dhe vijon akoma.
PS këmbëngul se Beqaj duhet të lejohet të bëjë një prezantim me foto dhe video, por që PD nuk e pranon. Që në mëngjes ka pasur vetëm debate e akuza dhe Beqaj rri në korridorin e Kuvendit.
Por kjo mbrojtje fanatike ndaj Beqajt ka rraskapitur socialistët. Deputeti Ilir Pendavinji është fotografuar në një moment që ka ulur kokën në tavolinë. S’ka faj i shkreti, kanë dy dit që mbrojnë Beqajn dhe janë lodhur shumë.

Lini një Përgjigje