Aleksander Vuçiç është larguar i pari pa firmosur marrëveshjen mes liderëve që ishin pjesëmarrës në Samit.
Ka përfunduar Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore në Pallatin e Kongreseve.
Pas mbylljes së punimeve, presidenti serb Aleksander Vuçiç është larguar i pari pa firmosur marrëveshjen mes liderëve që ishin pjesëmarrës në Samit.
Pak më herët, liderët e pranishëm në Samit kanë realizuar foton familjare.
Të pranishëm në foton familjare ishin liderët e Evropës Juglindore dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i cili qëndronte në krahun e majtë të kryeministrit Edi Rama.
Samiti i sotëm, i bashkëorganizuar me Kievin ishte një shprehje e mbështetjes për Ukrainën, që prej dy vitesh po përballet me agresionin e paprovokuar.
Kjo është vizita e parë e Zelenskyt në Shqipëri, ndërkohë që Rama udhëtoi drejt Kievit në qershor të vitit 2022, disa muaj pas nisjes së luftës në Ukrainë, ku vizitoi zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin.
Lini një Përgjigje