Politike28 Shkurt 2024, 12:01

Nis Samiti për Ukrainën, Rama: Lufta e Rusisë katastrofë, nëse Putin fiton rrezikohet gjithë BE!

Shkruar nga Pamfleti

Nis Samiti për Ukrainën, Rama: Lufta e Rusisë katastrofë,

Edi Rama në Samitin për Ukrainën

Kryeministri Edi Rama ka hapur sot punimet në samitin për Ukrainën që po mbahet në Tiranë, me paralajmërimin se nëse Vladimir Putin nuk ndalohet, e gjithë BE është në rrezik. 

Në fjalimin e tij, Rama u shpreh se Ukraina nuk po lufton vetën për veten e saj, pasi fitorja Putin do të sillte dhimbje të madhe për të ardhmen e Europës dhe më gjërë.

Në praninë e presidentit Volodymyr Zelensky, kryeministri dënoi luftën në Ukrainë, ndërsa tha se Putin nuk ia ka dalë që ta shtypë popullin ukrainas.

Për Ramën, Ukraina është sot më shumë se kurrë e ankoruar në BE.

"Kjo është një luftë që as Ukraina dhe as bashkësia jonë e kombit me të njëjtin qëndrim nuk e zgjodhën, një katastrofë e ngjizur nga vendimi i një njeri, i drejtuar nga një ëndërr  e vjetër e një të shkuare perandorake. Ai nuk ja ka dalë, pavarësisht fuqisë e propagandës, Rusia nuk ia ka dalë të shtypë vullnetin e popullit ukrainas, nuk ia ka dalë të shtyptë të vërtetën. Putin donte ta fshinte Ukrainën nga harta për çështje ditësh, por nuk është sot më shumë se kurrë e ankoruar në Europë. Hedh sytë rreth kësaj tryeze, të gjithë ne këtu në BP jemi bërë bashkë për të paktën 1 dekadë për të folur për sfidat tona, për të planifikuar të ardhmen tonë."-tha Rama. 

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje që vendet aleate të mobilizojnë kapacitetet për të mos e lënë Rusinë të fitojë, pasi sipas tij ky do ishte një rezultat i papërballueshëm.

"Të mobilizojmë kapacitetet e burimet tona, ajo çka na bën bashkë, institucionet tona, organizatat tona, të bëjmë gjitha që mundemi për të mos e lënë agresionin të shpërblehet. Ne s’mund ta lëmë Rusinë të fitojë, e Ukrainën të humbasë, një rezultat i tillë do ishte i papërballueshëm, bashkësia europiane do ishte në rrezik, një ardhme që është shumë e dhimbshme. Kjo luftë është edhe për lirinë dhe dinjitetin tonë për një paqe të drejtë për Ukrainën dhe popullin e saj.

Shqipëria ka bërë sa mundet dhe do vazhdojë të bëjë edhe më tej. Së fundi për shumë ato kombe të vogla, si ne që nuk duhen të kthehen ushqim për rolin imeralist të Rusisë, kemi nevojë për qartësi absolute rreth Ukrainës, solidaritet të palëkundur me Ukrainën."-tha Rama. 

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje vendeve më të fuqishme ekonomikisht që të japin mbështetje financiare e ushtarake për Ukrainën.

"Pavarësisht asaj për të cilën ende nuk mund të mos biem dakord të shohim para. E ardhmja që ne në Shqipëri shohim është e ardhmja e përbashkët. Prania juaj na bën që të pranojmë diçka që na bashkon me popullin Ukrainas. Jemi këtu për të treguar mbështetjen për Ukrainën e popullin e saj. Duam të ripërtërijmë angazhimin tonë. Një paqe që respekton Ukrainën dhe të drejtat e saj. Mbetemi të vendosur përkrah Ukrainës. Jemi të vetëdijshëm për kufizimet tona! E them se sa të vetëdijshme jemi dhe nuk kemi kapacitetin për të ushtruar mbështetjen financiare e ushtarake, u bëj thirrje që të njohin rolin e tyre. Mbijetesa e Ukrainës si një shtet i lirë varet nga mbështetja financiare e ushtarake që ata ofrojnë. Kjo mbështetje nuk duhet të jetë peng i interesave dritëshkurtër. Mënyra për ti dhënë fund luftës është të ndalim agresorin. Të ndalosh Ukrainën në vend që të ndalosh Putin e shndërron paqen në një bazë legjitimimi të një agresioni të mëtejshëm."- u shpreh më tej Rama.

Ai në fund të fjalimit të tij përshëndeti në gjuhën ukrainase; ‘Slava ukraini’.

"Shqipëria ka bërë sa mundet dhe do vazhdojë të bëjë edhe më tej. Deklarata e përbashkët që nënshkruam sot, vendosmërinë për të qëndruar pranë Ukrainës, tregojnë shumë.  Së fundmi për shumë ato kombe të vogla, si ne që nuk duhen të kthehen ushqim për rolin imeralist të Rusisë, kemi nevojë për qartësi absolute rreth Ukrainës, solidaritet të palëkundur me Ukrainën. Slava Ukraini’, rroftë Ukraina!”, tha kryeministri Rama në Samit.