Politike28 Shkurt 2024, 12:12

Samiti në Tiranë, Zelensky: Fundi i Putinit do të përcaktojë çfarë rruge do ndjekë Europa

Shkruar nga Pamfleti
Samiti në Tiranë, Zelensky: Fundi i Putinit do të
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky gjatë fjalës së tij në samitin në Tiranë

Ka nisur samiti për Ukrainën në Tiranë ku presidenti Volodymyr Zelensky gjatë fjalës së tij ka deklaruar se regjimi i Putinit duhet të marrë fund...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dha mesazhin e tij nga Tirana se tani po përcaktohet rrugëtimi që po ndjek Evropa për brezat e ardhshëm.

Në fjalën e tij në samit, lideri i Ukrainës u shpreh se Putini duhet të humbasë, pasi dështimi i tij është siguri për Ukrainën.

Zelensky ka theksuar se Putin po kërkon që të vendosë diktatet e veta në Evropë dhe se këtë mund ta bëj nëse mund Ukrainën. Po ashtu ai ka deklaruar se vizioni i Ukrainës për Evropën bazohet te dinjiteti dhe se kjo duhet që të vazhdojë e të mposhtë Rusinë.  

"Falenderoj Ramën për mbështetjen tuja personale dhe kombëtare. Është hera e dytë që takohemi në një format të tillë, i pari në Athinë. Vlerësoj mikpritjen dhe mundësinë për të diskutuar si mund të fuqizojmë të gjithë Europën. Tani po përcaktohet rrugëtimi që do ndjekë Europa në brezat e ardhshëm.

Putini, gjithçka që ai bën është një përpjekje që diktatet e vjetra të vendosin se çfarë duhet të bëjnë kombet. E rëndësishme për shtetet tona të lira që regjimi i Putinit të humbasë.

Të gjithë duam që të jetë ajo hapësirë që përcakton fatin e vet. Kemi parë se si në të shkuarën, ka pasur njerëz që janë përpjekur për të përcaktuar fatin e kombet e tjera. Kjo ka ndodhur në Ballkan, në Evropën Lindore dhe në të gjitha pjesët e tjera të Evropës. Tani Putin do të bëjë këtë gjë, e gjithë armiqësia e tij, dhe gjithçka që do të bëjë duke detyruar edhe kombet e tjera të bëjnë ashtu siç thotë ai. Është një përpjekje që diktatet e vjetra të vendosin se çduhet të bëjnë kombet. Prandaj është e rëndësishme për kombet tona që Putini dhe regjimi i tij, sepse dështimet e tij janë siguria jonë. Nuk duhet të ketë Evropë me dinjitete të ndryshme në të", tha Zelenksy në fjalën e tij.

Zelensky gjithashtu ka bërë një propozim në samitin për Ukrainën që po mbahet në Tiranë. Presidenti Zelensky ka theksuar se Ukraina është e interesuar në bashkëprodhimin e municioneve me vendet e Ballkanit Perëndimor. 

Sipas presidentit ukrainas, përpjekjet e tyre duhet që të gërshetohen dhe të fuqizohen, pasi çdo komb ia del mbanë nëpërmjet bashkëpunimit. Po ashtu Zelenksy ka kërkuar që të bëhet një forum i posaçëm për industrinë e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit.

Zelensky u shpreh më tej se Ukraina dhe vendet e Ballkanit meritojnë të jenë pjesë e komunitetit evropian dhe atij euroatlantik.

"Ne besojmë se respekti për çdo komb dhe e drejta për të pasur siguri duhet të jenë parime universale. Të gjitha këto përmes bashkëpunimit tonë. Ne besojmë se çdo shtet në BE që ruan parimet e komunitetit evropian dhe dëshiron të bëhet anëtar i komuniteteve meriton anëtarësimin e plotë. Ukraina mbështet përpjekjet tuaja për integrimin evropian dhe u jemi mirënjohës për mbështetjen që na jepni neve për integrimin evropian. Ne të gjithë meritojmë të jemi pjesë e komuniteteve evropiane dhe euroatlantike. Gjatë kësaj lufte ne kemi vërtetuar se është e mundur t’i bësh ballë dhe të fitosh mbi një armik që duket si një nga më të fortët në botë.

Çdo komb mund t’ia dalë përmes bashkëpunimit mes vendeve. Ne propozojmë që këto përpjekje tonat të gërshetohen dhe të fuqizohen. Jemi krenarë që kemi rreth 500 kompani në fushën e mbrojtjes që operojnë në Ukrainë, por kjo nuk mjafton të fitojmë mbi Putinin. Ne shohim probleme në ofertën sa i përket municioneve, ndaj jemi të interesuar në bashkëprodhimi ne municioneve me ju. Ekipi ynë do të prezantojë detajet dhe propozojmë që të organizohet një forum i posaçëm për industrinë e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit”, tha Zelensky.

 

samiti ne tirane zelensky fundi i putinit europa