Në qarkun e Gjirokastrës ka përfunduar numërimi në 6 nga 7 bashkitë e këtij qarku. Procesi i numërimit në të gjithë bashkitë ka vijuar normalisht pa ndonjë incident.
Deri më tani nga 6 bashkitë ku është mbyllur numërimi, koalicioni Bashkë Fitojmë ka arritur që të marrë bashkinë e Memaliaj. Sipas të dhënave kandidati i BF, Albert Malaj ka siguruar 2592 vota kundrejt kundërshtarit të PS-së Gjolek Guci me 2368.
Ndërkohë në Këlcyrë, Tepelenë, Libohovë dhe Dropull kanë fituar kandidatët e Partisë Socialiste. Gjithashtu në këtë qark vijon dhe numërimi i kutive të fundit në bashkinë e Gjirokastrës ku kryeson kandidati i PS-së Flamur Golemi dhe në Përmet ka fituar kandidatja e PS-së Alma Hoxha.
Lini një Përgjigje