
Kryeministri Edi Rama ka mbyllur sot fushatën në Tiranë, ku nuk ka kursyer sulmet dhe akuzat ndaj dyshes Meta-Berisha.
Rama u shpreh se të djathtët duhet të kenë kujdes që të mos votojnë për ata të cilët janë vulosur si problemi i Amerikës dhe Perëndimit.
“Në 14 Maj përtej bashkive, kandidatëve për kryetarë bashkish, është në test karakteri i shqiptarëve me raport me flamurin e tyre. Në raport me këtë flamurin kuq e zi që ju e keni sot në dorë dhe ne kemi udhërfyesin tonë në punën e përditshme dhe e kemi udhërfyesin tonë në punët e jashtme. E kemi ngritur më lart se kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Është shumë i rëndësishëm 14 Maji se ata që i thonë vetes të djathtë, e kanë të lidhur dështimin e tyre. Ata e kanë pasur këtë flamur pa yll kur mbi këtë flamur u vu një yll. Që atëherë u bë ndarja e madhe mes shqiptarëve.
Një ndarje që në periudhën e diktaturës ishte një ndarje e shënuar me një vijë të kuqe gjaku. Të djathtët duhet të kenë shumë kujdes që të mos vijnë të votojnë për ata të cilët janë problemi i vulosur i Amerikës dhe Perëndimit. Sepse Amerika dhe Perëndimi, aleatët, miqtë partnerët tanë që na kanë mbështetur ne dhe që mbështesin këtë vend që quhet Shqipëri për të qenë në të gjitha ato pika deri dje të pamendueshme ku ne kemi arritur”, u shpreh Rama.
Lini një Përgjigje