Politike23 Shtator 2023, 07:57

McGonigal pranoi se nxiti hetimet për lobimet e tij, reagon Basha: Shpagim për demokratët që u sulmuan nga Rama dhe Berisha!

Shkruar nga Pamfleti
McGonigal pranoi se nxiti hetimet për lobimet e tij, reagon Basha: Shpagim
Charles McGonigal dhe Lulzim Basha

Basha shkruan se të vërtetën nuk mund ta ndalë askush dhe e cilëson shpagim për demokratët që u vunë nën sulme nga Edi Rama dhe Sali Berisha.

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas pranimit të akuzave nga Charles McGonigal, ish-shefi i kundërzbulimit në FBI lidhur me Shqipërinë.

Mes tyre, McGonigal u përgjigj me “Po” kur u pyet nëse kishte hetuar një lobist të një partie kundërshtare të Ramës, ndonëse pa emra.

Basha shkruan se të vërtetën nuk mund ta ndalë askush dhe e cilëson shpagim për demokratët që u vunë nën sulme nga Edi Rama dhe Sali Berisha.

Të vërtetën nuk mund ta ndalë askush, sado të vonojë, sado të investohet kundër saj, sado baltë të hidhet për ta mbuluar. Mbi të gjitha, kjo e vërtetë është shpagim për demokratët që u vunë nën sulme për t’u bërë pis e për t’u dëmtuar jo vetëm nga Edi Rama, por edhe nga Sali Berisha”, shprehet Basha.

Ish-agjenti pranoi se kishte marrë 225,000 dollarë shqiptaro-amerikani, Agron Nezaj i cili u bë informatori për hetimin e FBI-së lidhur me kontaktet dhe takimet e tij në Shqipëri.

Pranimi i fajësisë u bë në një seancë në një gjykatë federale në Uashington, në bazë të një marrëveshje mes akuzës dhe avokatëve të zotit McGonigal, përmes së cilës ai pranoi fajësinë për akuzën e parë për fshehje provash materiale dhe prokurorët rrëzohuan tetë akuzat e tjera në akt-padi.

McGonigal pranoi të gjithë akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet me kryeministrin Edi Rama dhe këshilltarin e tij jozyrtar të Kryeministrit të Shqipërisë, Dorian Duçka.

I pyetur nga gjykatësja e çështjes Colleen Kollar-Kotelly, nëse më 25 nëntor, kishte “informuar Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë … për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm ‘për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama’, zoti McGonigal u përgjigj “Po”.

Gjatë seancës zoti McGonigal pranoi se i kishte zhvilluar lidhjet dhe kontaktet në Shqipëri përmes një mikut të tij, duke iu referuar Nezës, me synimin për të përgatitur terrenin që pasi të largohej nga FBI-ja të ndiqte mundësi biznesi dhe përfitimesh në Shqipëri.

Akuza ndaj i McGonigal parashikon një dënim maksimal prej pesë vjet burg. Dënimi maksimal ligjor për shkeljet federale është përshkruar nga Kongresi dhe është dhënë këtu për qëllime informative. Gjykata do të përcaktojë dënimin aktual bazuar në Udhëzimet këshilluese të Dënimit dhe faktorë të tjerë ligjor.

Ky rast është duke u hetuar nga zyrat e FBI-së në Los Anxhelos dhe Uashington.

McGonigal pranoi se nxiti hetimet për lobimet e tij, reagon Basha: ShpagimMcGonigal pranoi se nxiti hetimet për lobimet e tij, reagon Basha: Shpagim

charles mcgonigal lulzim basha