Politike22 Shtator 2023, 16:31

“Bardhi në kundërshtim me statutin”, Sefa: Ne kemi të drejtë të zgjedhim kreun e grupit parlamentar të PD-së

Shkruar nga Pamfleti

“Bardhi në kundërshtim me statutin”, Sefa: Ne kemi të

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Endrit Sefa tha se grupet parlamentare ndahen sipas orientimin politik dhe drejtimin e tij lidhet ngushtë me përfaqësinë politike.

Në një intervistë në Ora News, ai shtoi se PD ka të gjithë të drejtën që të zgjedhë kreun e grupit të saj dhe nuk munden individë ose deputetë që ta orientojnë një gjë të tillë, duke ju referuar kështu nismës së Gazment Bardhit.

PD ka të gjithë të drejtën e botës në favorin e saj. Grupet parlamentare ndahen sipas orientimin politik dhe drejtimin e tij lidhet ngushtë me përfaqësinë politike të partisë dhe ndjek vendimmarrjet e partisë. Nuk mund të kemi një grup të veçuar të PD-së dhe besoj se Kuvendi do ta bëjë këtë, edhe pse po e zgjat një gjë të tillë në mënyrë anti ligjore. Ky është një konflikt i krijuar nga vetë mazhoranca duke mos dhënë përgjigje në një kohë të arsyeshme. PD ka të gjithë të drejtën që të zgjedhë kreun e grupit të saj dhe nuk munden individë ose deputetë që ta orientojnë një gjë të tillë. Bardhi është hapur në kundërshtim të hapur me rregulloren që ai i referohet”, tha ai.

bardhi sefa kreu i grupit