
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar kohën kur pretendon të mbahen zgjedhjet parlamentare, ndërsa tha se kryeministrit Edi Rama duhet “t’i jepen duart” në shtator.
Gjatë fjalës së tij në një takim në Pogradec, Berisha deklaroi se me rikthimin në pushtet të opozitës do të rikthehen taksat e ulëta dhe do të ketë ulje të çmimit të energjisë.
Më tej, ish-kryeministri ka hedhur akuza edhe ndaj ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Blluku dhe kryeministrit Edi Rama ku tha se çmimi i lartë i energjisë është për shkak se këta të dy e shesin gjatë sezonit të verës te sekserët e tyre dhe paratë i marrin për vete.
“T’i japim duart Edi Ramës në vjeshtën që vjen. Shqipëria është në peshën e rëndë të një regjimi që të ardhurat i vjedh dhe i plaçkit. Pasuritë publike i grabit për klientelën e vet. Më 14 Maj të marrim pushtetin vendor. Nuk ka Shqipëria asnjë shkak që të braktiset nga qytetarët e saj.
Nuk ka vend tjetër në rajon që të ketë pasuritë e saj përrallore. Të ketë njerëz më punëtorë dhe që e do vendin më shumë se shqiptarët. Rikthimi në pushtet i opozitës do të thotë taksa të ulëta, shanse të barabarta. Do të thotë energji me 6 lekë për kË. Aq sa e keni pasur.
E keni marrë me 6 lekë në një kohë kur një vit e prodhonim atë që na duhej. Megjithatë biznesi e merrte me 6 lekë. Sot falë një strategjie që ndoqëm, ne prodhojmë 2000 kë më shumë se nevoja dhje biznesi paguan 220 lekë. A ka gjobë më të madhe se kjo. Paguan se Edi Rama me zëvendësen e tij vjedhin në mënyrë të tmerrshme energjinë. E shesin gjithë verën te sekserët e tyre dhe marrin paratë për vete. Kjo merr fund”, u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje