Politike 9 Maj 2023, 19:38

Rama nuk njeh limit, shfrenon gjuhën në Elbasan: Kujdes nga Boçi se ju jep një okllai t’ia fusni vetes dhe të rrini drejt

Shkruar nga Pamfleti

  Rama nuk njeh limit, shfrenon gjuhën në Elbasan: Kujdes nga

Kryeministri Edi Rama ka shfrenuar gjuhën ndaj Luçiano Boçit. Ky i fundit shihet favorit në Elbasan dhe Rama ka filluar me sulmet e akuzat e padenja. Ai ishte sot në Elbasan, ku u mundua të tallej me të, teksa fliste dhe për okllai që do u futen qytetarëve. Ndërkohë nuk kurseu sulmet ndaj Metës dhe Berishës.  

Ishte një e bukur shumë, ne me guxim do kemi produktet “made in Elbasan”. Made in Albania kisha dëgjuar, por made in Elbasan nuk kisha dëgjurar. Do vishni këpucë që i bën Luluçi made in Elbasan.

Por kur tu bëjë atë xhaketën pa rrudha, made in Elbasan dhe të gjithëve tu japë një okllai të gjatë, t’ja fusni vetes e të rrini drejt dhe pastaj të thoni obo bo çfarë i bëmë vetes. Sado kur e shef kështu si zdap si puna ime, është kandidat i faqes së zezë”, tha ai.

rama boci elbasan