TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Qershor 2024, 20:10

Mediat greke në sulm ndaj Mitsotakis: Rasti i Belerit, një fatkeqësi diplomatike!

Shkruar nga Pamfleti
Mediat greke në sulm ndaj Mitsotakis: Rasti i Belerit, një
Beleri në gjykatë

Mediat greke janë irrituar me atë që po ndodh me Fredi Belerin, duke u hedhur në sulm ndaj qeverisë së Mitsotakis. Edhe pse ai u kap duke blerë vota, disa media nacionaliste pretendojnë se po mbahet në burg pa të drejtë dhe përveç qeverisë shqiptare, po bëjnë fajtor edhe kryeministrin grek. 

Gazeta “Demokracia”, ka dalë me një artikull sot me titullin: “Rasti i Fredi Belerit është një fatkeqësi diplomatike”. Ajo shkruan se si Mitsotakis braktisi Belerin, teksa tregon se si PPE dhe PE i kanë kthyer shpinën kryebashkiakut të dënuar tashmë të Himarës.

Pjesë nga shkrimi

Një disfatë diplomatike pason një tjetër, ndërsa në të njëjtën kohë propaganda qeveritare dëshiron t'i paraqesë disfatat si një... avancim ndërkombëtar të vendit tonë.

Dje u bë e ditur se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës dhe eurodeputeti Fredi Beleri do të qëndrojë në burgjet shqiptare deri në tetor. Çështja e tij u gjykua në shkallë të dytë dhe rezultati i këtij procesi ishte dënimi i tij me burg, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

Qeveria e Edi Ramës, siç duket, nuk u prek fare dhe nuk u shqetësua aspak nga deklaratat e Kyriakos Mitsotakis se me procesin ndaj Belerisit “po minohet perspektiva europiane e Shqipërisë”.

Gjithçka tregon se Rama nuk ka gabuar në vlerësimet e tij. Evropianët jo vetëm që nuk u interesun për burgosjen e Belerisit, por këta të fundit duket se po distancohen nga pozicionet greke.

Gazeta “Estia” zbuloi se lidershipi i Partisë Popullore Europiane nuk e lejoi eurodeputetin Fredi Beleri të marrë pjesë me votim elektronik, gjatë përzgjedhjes së nënkryetarëve të rinj të PPE!. Me pak fjalë, kryebashkiaku i Himarës i burgosur padrejtësisht, jo vetëm që nuk u përkrah, por u fundos nga bashkëmendimtarët dhe bashkëpunëtorët e ngushtë politikë të Kyriakos Mitsotakis në BE!

Kyriakos Mitsotakis në këtë histori ka treguar dobësinë dhe ngurrimin e tij për të kërkuar të drejtat e popullit grek. Ai premtoi një “zgjidhje” që do të vinte nga Europa, por ata nuk e përfillën. Në të njëjtën kohë, vetë zoti Mitsotakis nuk mori asnjë masë ndaj Shqipërisë duke mos deportuar asnjë emigrant ilegal.

I padenjë për kombin…

Lini një Përgjigje