
Pasditen e sotme po mbahet mbledhja e Këshillit bashkiak të Tiranës për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut.
Mbledhjen e hapi drejtuesja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino, e cila justifikoi shkarkimin e Veliajt.
Fino tha se shkarkimi i Veliajt nuk është një pranim i akuzave ndaj tij.
“Jemi të gjithë dëshmitarë të transferimit që ka njohur kryeqyteti nën drejtimin e Erion Veliajt. Por lind nevoja për drejtimin e Tiranës."-tha Fino në nisje të fjalës së saj.
“Mbledhja e sotme nuk është një mbledhje e zakonshme, dhe nuk është as gjyq për kryebashkiakun Erion Veliaj, që mbahet i mbyllur në paraburgim prej 7 muajsh ndërkohë që Tirana mbetur pa të zgjedhurin e saj. Për ne ka qenë privilegj, dhe përgjegjësi të punojmë nga afër me Erion Veliajn dhe deri në provë të kundërt ai sot është një i pafajshëm
Sot është dita për të marrë një vendim të domosdoshëm për Tiranën dhe qytarët e saj. Dua të nënvizoj se ky hap i imponuar nga nevoja urgjente nuk është pranim i akuzave të ngritura
Sot çlirojmë tiranën nga ndalimi i një ngërci pa gjyq.”-u shpreh kryetarja e Keshillit Bashkiak.
Lini një Përgjigje