TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shtator 2025, 15:47

Pas Tom Doshit, “epidemi” dorëheqjesh te PSD; gratë nuk pranojnë të marrin mandatin e deputetit

Shkruar nga Pamfleti

Pas Tom Doshit, “epidemi” dorëheqjesh te PSD; gratë nuk

Tom Doshi u dorëhoq nga mandati i deputetit që në seancën e parë të konstituimit të Parlamentit.

Po ashtu u dorëhoq edhe Sabina Jorgo duke krijuar dy vakanca në qarkun e Shkodrës. Mirëpo deri më sot, nuk është mundur plotësimi i tyre.

Shkak për mosplotësimin është refuzimi i kandidatëve për të marrë mandatin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se deri më tani nuk kanë pranuar katër kandidatë, dy nga lista e mbyllur dhe dy nga lista e hapur dhe këto nga lista e hapur janë zonja.

Referuar dispozitave të Kodit Zgjedhor, kur një grua jep dorëheqjen, ajo zëvendësohet nga një grua tjetër, dhe e vetmja që nuk ka kthyer përgjigje është Meri Markiçi.

Interesant është fakti se në fletën e votimit, dy zonjat që kanë dhënë dorëheqjen, janë të renditura më poshtë në listë, Suada Kopshti e 12-ta dhe Migena Kalleçaj 15-ta, ndërsa Meri Markiçi e renditura e 11-ta ka afat deri në 28 shtator për të shprehur interes, në të kundërt mandati që i takon zonjave do t’i shkojë një burri.         

Me ezaurimin e kandidateve zonja, gjasat janë që mandati t’i shkojë dy burrave më të votuar në listën e hapur, Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku të cilët do të duhet ta shprehin vullnetin duke iu adresuar KQZ-së në momentin kur Celibashi t’i dërgojë ftesën për të marrë mandatin e deputetit.

Lini një Përgjigje