
Pasi i fali 4 deputetë, Ilir Meta i ka premtuar besnikëri Sali Berishës. Përmes Tedi Blushit, ai ka bërë me dije se do të mbështesë kandidatin e PD për Bashkinë e Tiranës.
Po ashtu e ka bërë të qartë se do të jenë bashkë dhe në zgjedhjet vendore të 2027.
“I referohem qëndrimit të Metës që do të mbështesim një kandidaturë të PD dhe në zgjedhjet e ardhshme në 2027 ne do të mbështesim kandidatët e propozuar për kryetar bashkie. Ky qëndrim është bërë publik nga Meta. Ky koalicion ka arritur të paimagjinueshmen që është shkarkimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Veliaj. Ka qenë një betejë me pak numra dhe më pas na tradhtuan shokë e shoqe që u dogjën nga inceneratorët, por kauza fitoi dhe do të pasohet dhe me fitoren e bashkisë”, tha Blushi në “A2 CNN”.
Lini një Përgjigje