TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shtator 2023, 14:06

Meta nuk pranon humbjen në Kukës: Partia-shtet kontrolloi votën qytetare

Shkruar nga Pamfleti
Meta nuk pranon humbjen në Kukës: Partia-shtet kontrolloi votën
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për herë të parë mbi humbjen e opozitës në zgjedhjet e Kukësit.

Në një konferencë për mediat, Meta u shpreh se zgjedhjet e Kukësit janë një faqe më shumë në librin e zi të 14 majit dhe tregues i partisë-shtet që kontrollon në mënyrë shumë të qartë votën e qytetarëve.

Sa i përket bashkëpunimit me ish-kryeministrin Sali Berisha, Meta tha se Partia e Lirisë do vijojë bashkëpunimin me çdo faktor opozitar që sipas tij nuk janë “zgjatime të qeverisë”.

“Pas skandalit të shpjegosh rezultatin nuk ka lidhje vetëm me të. Zgjedhjet e Kukësit janë një faqe më shumë në librin e zi të 14 majit dhe tregues i partisë-shtet që kontrollon në mënyrë shumë të qartë votën e qytetarëve shqiptarë.

Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me çdo faktor opozitar për fuqizimin e opozitarizmit, kur dihet që investimi kryesor i qeverisë është blerja dhe pengmarrja e opozitës. PL qëndron si një opozitë e vërtetë përballë regjimit dhe do bashkëpunojë me çdo faktor që nuk është zgjatim i këtij regjimi.

Kemi ditët e fundit edhe pranimin e fajësisë më në fund nga McGonigal sa i takon rolit të tij me Shqipërinë. Është e qartë se veprimet e tij me qëllim fitimi dhe korrupsioni i ka bërë në këmbim të marrjes së porosive për të goditur opozitën nga kryeministri aktual”, u shpreh Meta.

ilir meta kukes humbje partia shtet

Lini një Përgjigje