
Ajo që bie në sy është se Meta dhe Berisha kanë shpenzuar afro 2 apo 3 milionë dollarë ndër vite për të krijuar mbështetje në SHBA dhe nuk ja dolën dot. Berisha kur ishte në qeveri paguante shifra të çmendura për lobime dhe kur erdhi puna, sot është “non grata”...
Dosja e lobimeve në SHBA rrezikon të fundosë ish-presidentin Ilir Meta. Janë mbi 700 mijë dollarë të përdorura për të fituar simpatinë e amerikanëve, mirëpo nuk dihet se nga kanë dalë këto para. SPAK mori në pyetje Petrit Vasilin, ndërsa priten dhe emra të tjerë deri në kopsitjen e dosjes.
Prej shumë vitesh, në Shqipëri partitë kanë hedhur miliona për të lobuar në SHBA. Duke ecur me parimin se kush ka mbështetjen e amerikanëve korr fitore në vend, të gjithë nuk janë kursyer.
Sipas të dhënave të siguruara nga raportet e Departamentit të Drejtësisë, në 2007 ishte qeveria “Berisha” që nënshkroi një kontratë 500 mijë dollarë me kompaninë “Euro Ridge”, që drejtohej nga Tom Ridge, ish-Sekretari për Sigurinë e Brendshme në Shtetet e Bashkuara. Më pas, ky “virus” u përhap dhe në partitë politike. Lobimet më të forta janë kryer rreth vitit 2009, i cili ishte dhe vit elektoral. Në këtë vit LSI ka paguar 154.298 dollarë, PD 120.000 dollarë, PS 82.250 dollarë, ndërsa qeveria “Berisha” rreth 825,000 dollarë. Në këtë periudhë PD e drejtuar nga Berisha ka firmosur një kontratë me “BKSH & Associates”. Kjo firmë është kujdesur që zyrtarët e PD, si Berisha, Topalli e emra të tjerë të kenë takime me personazhe të njohur në SHBA.
Gjatë kohës që Berisha ishte në pushtet, shpenzoheshin mijëra dollarë për lobime, pasi PD kishte kompani tjetër dhe qeveria me kompani të sajën. Të gjithë e mbajnë mend “Podestën”. Në 2013 jemi sërish në vit zgjedhor dhe sa herë ka zgjedhje nisin lobimet pasi partitë mendojnë se duke marrë mbështetjen e SHBA do të fitojnë zgjedhjet. Në 2013 “Podesta” ka marrë nga qeveria e Berishës 360.000 dollarë. “Podesta” ka dërguar me qindra e-maile, ka pasur telefonat dhe është ankuar te amerikanët për procesin zgjedhor, duke qenë se PD më pas i humbi zgjedhjet.
Ndërkohë LSI, ka firmosur fillimisht një kontratë me “Global Security and Innovative Strategies, LLC”, me një kosto prej 267,804 dollarë për 6 muaj. Në Janar 2017 LSI ka paguar dhe kompaninë e lobimit “McKeon Group” me 15 mijë USD. Mirëpo më pas doli se kjo kompani ka marrë 700 mijë dollarë. 90 mijë dollarë janë paguar nga avokati Iraklis Fidetzis, ndërsa 600 mijë të tjera sërish nga Fidetzis por përmes kompanisë “Dorelita Limited”, e regjistruar si offshore në Qipro. Kjo kontratë duket se po e fundos dhe Metën.
Por ajo që bie në sy është se Meta dhe Berisha kanë shpenzuar afro 2 apo 3 milionë dollarë ndër vite për të krijuar mbështetje në SHBA dhe nuk ja dolën dot. Berisha kur ishte në qeveri paguante shifra të çmendura për lobime dhe kur erdhi puna, sot është “non grata”. Ilir Meta është drejt rrugës së tij. Amerikanët e kanë paralajmëruar disa herë dhe nuk është e largët dita. Pra SHBA po e bën të qartë se ata nuk i mbështesin të korruptuarit, sado miliona të hedhin këta të fundit. /Pamfleti
Lini një Përgjigje