TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Mars 2026, 14:25

Çmimi i naftës në rritje, Ministrja Ibrahimaj: S’ka kushte për krijimin e Bordit

Shkruar nga Pamfleti

Çmimi i naftës në rritje, Ministrja Ibrahimaj: S’ka

Ndërsa tregu reagon menjëherë ndaj çdo zhvillimi ndërkombëtar, reagimi institucional duket se kërkon “kushte” që ende nuk janë përmbushur. Ndërkohë, konsumatori mbetet i vetmi që përballet menjëherë me pasojat. 

Në një kohë kur çmimet e karburanteve po rriten dhe efekti zinxhir po ndjehet në thuajse çdo produkt bazë, qytetarët dhe bizneset shprehen gjithnjë e më të shqetësuar për një valë të re shtrenjtimesh. Frika kryesore mbetet se rritja nuk është e përkohshme, por mund të vijojë në javët në vijim, në varësi të zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare dhe konfliktit në Lindjen e Mesme.

Pikërisht në këtë klimë pasigurie, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se situata po monitorohet “në mënyrë të përditshme”, por se ende nuk janë krijuar kushtet për të mbledhur Bordin e Transparencës.

Mesazhi institucional duket i qartë: shqetësimi 'ekziston', por ndërhyrja jo. 

“Jemi të shqetësuar për rritjen e çmimeve, por s’jemi të përqendruar vetëm aty”, tha ministrja, duke shtuar se monitorimi po shtrihet në të gjithë tregun për të shmangur abuzimet.

Një deklaratë që, në lexim të parë, synon të japë siguri, por që në praktikë lë hapur pyetjen: kur një situatë konsiderohet mjaftueshëm serioze për të kaluar nga “monitorimi” në veprim?

Qeveria paralajmëron vigjilencë ndaj marzheve të fitimit dhe mundësinë e ndërhyrjes nëse konstatohet abuzim. Nga ana tjetër, qytetarët përballen çdo ditë me çmime në rritje, pa një mekanizëm konkret që t’i frenojë ato në kohë reale.

"Jemi duke monitoruar situatën e çmimeve në tërësi që të sigurohemi që nuk do të ketë abuzime nisur nga një situatë e paqartë në tregun e karburanteve. Nëse ka luhatje në marzhet e fitimit, do të futemi në atë regjim pasi qëllimi kryesor është mbrojtja e konsumatorit”, tha Ibrahimaj.

Ironia qëndron pikërisht këtu: ndërsa tregu reagon menjëherë ndaj çdo zhvillimi ndërkombëtar, reagimi institucional duket se kërkon “kushte” që ende nuk janë përmbushur. Ndërkohë, konsumatori mbetet i vetmi që përballet menjëherë me pasojat. 

rritja e cmimit te naftes

Lini një Përgjigje