TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2025, 10:37

Ministri i Kaosit: Rendi i rrëzuar i Ervin Hoxhës!

Shkruar nga Pamfleti

 Ministri i Kaosit: Rendi i rrëzuar i Ervin Hoxhës!

Skandal/ Ministri i Brendshëm nuk flet me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë...

Qeveria e Edi Ramës ka shumë probleme, por më i madhi është rendi publik. Sot Rendi është në kaos total, pasi ka në krye të ministrisë së Brendshme një ministër që e ka totalisht situatën jashtë kontrollit.

Nuk ka ndodhur prej vitesh që ministria e Brendshme nuk ka një strategji se si do ta ruajë sigurinë, kur gjithçka i lihet rastësisë, dhe përplasen urdhrat dhe situatat në terren. Ka kohë që ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nuk komunikojnë me njëri-tjetrin.

Sot nuk kemi një strategji të ministrisë kundër krimit, apo edhe një plan të Drejtorit të Përgjithshëm. Kemi vetëm një sjellje instiktive me postëblloqe si në kohën e komunizmit.

Ngjarja e Shkodrës, kur RENEA ishte në qytet për të kapur të kërkuarit dhe nuk arriti asnjë objektiv, ndërkohë që ndodhi një krim i rëndë në familje, nuk është gjë tjetër vetëm rezultantja e një situate kaosi.

Ku ministri i Brendshëm nuk e ka idenë çfarë ndodh dhe çfarë kërkon. Një situatë kaotike ku nuk ka as objektiva as strategji.

E keni parë ministrin e Brendshëm që të dalë në publik e të tregojë atë çfarë kërkon? Fare! Fare! Sepse ai nuk ka asgjë në kokë, ndërkohë plani i tij përplasja me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, i cili as që e pyet. Keq apo mirë, parardhësi i Hoxhës, Taulant Balla nuk i ndryshoi drejtuesit e policisë si Hoxha, por pati një plan, një ide që ja adresoi policisë.

Po cili është plani i Ervin Hoxhës?

Askush se di sepse nuk ka. Dhe kjo është realisht drama e madhe në ministrinë e Brendshme që e ka futur vendin në kaos total. Ku vartësit e Hoxhës, janë vetëm taksidarë që mbysin njerëzit në gjoba dhe ngrejnë postoblloqe.

Një ministër i brendshëm krijon një bërthamë specialistësh, të cilët i japin ide se si mund të arrihen prioritetet, i krijojnë  një ‘road map’ sesi mund të implementohet një plan afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë në ruajtjen e rendit.

Ngjarjet që ndodhin, mund të jenë edhe të rënda, por ministri duhet të ketë një bërthamë reagimi në situata speciale.

Sot, ministria e Brendshme nuk ka asnjë komunikim me policinë e shtetit. Me pak fjalë, Ervin Hoxha nuk është Ministër i Brendshëm./Pamfleti

ministri i kaosit rendi i rrëzuar ervin hoxha

Lini një Përgjigje