TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2025, 20:05

Mitingu i PS, Manastirliu: 11 maji jo thjesht dita e votimit, por ditë historike

Shkruar nga Pamfleti

Mitingu i PS, Manastirliu: 11 maji jo thjesht dita e votimit, por ditë

Drejtuesja politike e PS për Tiranën, Ogerta Manastirliu, ka hapur mitingun për mbylljen e fushatës. Manastirliu në fjalën e saj, u shpreh se 11 Maji nuk është thjesht një datë zgjedhjesh, por një ditë historike.

Kemi qenë së bashku gjatë një fushate të jashtëzakonshme, me njerëzit, për njerëzit në çdo cep të Tiranës. Kemi trokitur në çdo derë, në çdo rrugë e lagje të Tiranës për të prezantuar vizionin dhe planin tonë ambicioz për Shqipërinë anëtare të BE. Kemi ndarë së bashku punët e mira të bëra në këto 12 vite. Ashtu sikurse kemi trokitur në çdo derë, kemi dëgjuar edhe kritika. Na kanë mbështetur dhe folur fjalë zemra sepse do të na bashkohen edhe më shumë qytetarë për punët që do të bëjmë në 4 vjeçarin e ardhshëm drejt Shqipërisë evropiane. Tirana ka folur në këtë fushatë përmes zërit të të rinjve, votues për herë të parë, që besojnë në Shqipërinë evropiane”, tha ajo.

Sipas saj, Tirana ka folur përmes fuqisë së grave dhe vajzave që i kanë dhënë zemrën kësaj fushate. Ka folur me qytetarinë, zgjuarsinë dhe besimin për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë evropiane, shtoi ajo.

Lini një Përgjigje