TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2025, 20:03

PD mbyll fushatën, Këlliçi: Pas vetëm 48 orësh, Shqipëria do të jetë një vend më i mirë

Shkruar nga Pamfleti

PD mbyll fushatën, Këlliçi: Pas vetëm 48 orësh,

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka folur në mitingun përmbyllës të fushatës së PD. Ai tha se “pas vetëm 48 orësh, Shqipëria do të jetë një vend më i mirë”.

Këlliçi shtoi se PD është partia e vetme që të pamundurën e bën realitet, ndërsa theksoi se 11 maji “nuk është vetëm betejë politike, por lufta e duhur për dinjitetin tonë, për demokracinë, për Shqipërinë tonë”.

“Edi Rama nga paniku se ky bulevard do të mbushej, ka bllokuar rrugët që në orët e para të mëngjesit. Pro, demokratët e gjetën rrugën për tu mbledhur bashkë, për të ardhur në këtë bulevard dhe për ta bërë më të bukur se kurrë. Fitorja është e jona.

Prezenca juaj madhështore është dëshmi e forcës tonë dhe provë e besimit tuaj. Pas vetëm 48 orësh Shqipëria do të jetë një vend më i mirë dhe kjo të dashur miq është vepra juaj, ju do ta bëni të tillë. Ju qytetarët e lirë që rezistuat.

Ne PD jemi partia që të pamundurën e bëjmë realitet. Kjo nuk është vetëm betejë politike, por lufta e duhur për dinjitetin tonë, për demokracinë, për Shqipërinë tonë. Për të ardhmen që vendosim ne”, tha Këlliçi.

 

Lini një Përgjigje