TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2024, 12:20

Monika Kryemadhi u la jashtë Kryesisë, Meta: Jemi në garë të hapur

Shkruar nga Pamfleti

Monika Kryemadhi u la jashtë Kryesisë, Meta: Jemi në garë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar nëse Monika Kryemadhi do të kandidojë për postin e Presidentin, pasi ajo u la jashtë Kryesisë.

Meta u shpreh se gara është e hapur në të gjitha nivelet, duke shtuar se kushdo është i ftuar të konkurrojë pa asnjë përjashtim.

“Jemi të hapur për garë në të gjitha nivelet, gara është e hapur për Presidentin, gara është e hapur për zv.President, janë dy figurat kryesore të partisë. Kushdo është i ftuar të konkurrojë pa asnjë përjashtim.

Mirëpresim çdo alternativë që konkurron me 5 prioritetet tona dhe fuqizon PL si forcë politike opozitare në këtë regjim të korruptuar”, tha Meta.

monika kryemadhi kryesise gare meta

Lini një Përgjigje