Politike 5 Prill 2024, 12:24

“Na lejoni të hyjmë në bashki të dorëzojmë kërkesën”, Alimehmeti debat me drejtorin e Policisë, Vocaj

Shkruar nga Pamfleti

“Na lejoni të hyjmë në bashki të dorëzojmë

Anëtari i Këshillit Bashkiak si përfaqësues i PD-së, Ilir Alimehmeti, në protestën e opozitës para Bashkisë, ka tentuar të flasë me drejtorin e Policisë së Tiranës Tonin Vocaj.

Alimehmeti i ka kërkuar Vocajt që të futen brenda dhe se do të dërgojë kërkesë zyrtare për mbledhje të jashtëzakonshme.

“Kush është komandanti këtu? Dua të flas me të. Zoti drejtor, a mund të hyjnë anëtarët e Këshillit? Kërkojmë të bëjmë detyrën tonë! Detyrë që na e ka ngarkuar populli. Çojmë kërkesë zyrtare për mbledhje urgjente! Është firmosur nga dhjetëra anëtarë të Këshillit”, tha Alimehmeti.

Alimehmeti tha se ata kërkojnë një mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak.

“Kërkesa është që të zhvillohet një mbledhje urgjente mbi çështjet në fjalë ku kemi të arrestuar drejtues të lartë të bashkisë së Tiranës, kemi drejtues të nivelit, kemi nevojë të bëhet transparencë për Këshillit Bashkiak dhe kjo më pas të bëhet transparente për njerëzit, se kjo është detyra jonë dhe ne po pengohemi të bëjmë detyrën tonë krejtësisht qytetare, nga njerëz të tjerë që janë ën detryë po marrin urdhra të gabuara.

Një kërkesë shumë e thjeshtë me një rresht të vetëm: Kërkojmë një mbledhje urgjente. Ta vendosin ata datën kur dëshirojnë, por është detyrim ligjor të marrin kërkesën dhe të lejosh futjen në bashki.

Bashkia është e hapur teorikisht për të gjithë qytetarët. Bashkia nuk është e hapur as për këshilltarët bashkiakë- imagjinojeni vetë për qytetarët!!!”, tha Alimehmeti.

ilir alimehmeti proteste bashkia e tiranes