Politike 5 Prill 2024, 11:49

Noka në protestë para Bashkisë së Tiranës: Veliaj ortak me vartësit, jep dorëheqjen!

Shkruar nga Pamfleti

Noka në protestë para Bashkisë së Tiranës: Veliaj ortak

Protestës së sotme para Bashkisë së Tiranës, i është bashkuar dhe deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka i cili ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, duke e cilësuar atë një hajdut.

“Sot jemi në rolin e protestuesit. Kjo është një protestë e thirrur nga Aleanca për Teatrin. Këtu është simboli i babëzisë, kreu i Inceneratorit të Tiranës dhe aferës “5D”. Jemi në këtë protestë si qytetar. Dje publikuam foto të resorteve me leje të dhëna nga Rama dhe Veliaj. Mister Inceneratori, jep dorëheqjen!”, tha ai.

Në protestë janë shënuar edhe tensione, ku dhjetëra qytetarë që i janë bashkuar, kanë tentuar që të futen në ambientet e brendshme, duke shtyrë kordonin e policisë. Ata kanë gjuajtur në drejtim të bashkisë me vezë dhe me mollë. Protesta është thirrur pas arrestimit me urdhër të SPAK të disa ish-drejtorëve të kësaj bashkie.

 

flamur noka proteste bashkia e tiranes